Takim i deputetëve që mbështetën Bashën: Cfarë do bëjmë tani! Salianji bën...

Takim i deputetëve që mbështetën Bashën: Cfarë do bëjmë tani! Salianji bën një propozim

59
0
Shares

Deputeti Ervin Salianji, ka kërkuar sot bashkimin me grupin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai është shprehur se deputetët demokratë duhet të ulen të gjithë së bashku. “Duhet të ulemi të gjithë bashkë, duhet bërë gjithçka për bashkim! Nuk mund të përjashtojmë dot realitete politike” – mësohet të jetë shprehur Salianji gjatë një takimi që mbajtën deputetët e Bashës në një hotel në Tiranë.

Mediat raportojnë se në takim morën pjesë Kreshnik Çollaku, Gazment Bardhi, Dhurata Cupi, Helidon Bushati, Andia Ulliri, Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Arbi Agalliu, Lefter Geshtenja, Flamur Hoxha, Eralda Bano, Merita Bakiu, Kastriot Piroli, Ferdinand Xhaferraj, Emilia Koliqi, Seladin Jakupllari, Zheni Gjergji, Dashnor Sula dhe Grida Duma.

Takimi ishte thirrur nga deputetët Fatmir Hoxha dhe Lefter Gështenja. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY