Përleshjet e policisë me tifozët boshnjakë, bëhen bilancet e forcës

Përleshjet e policisë me tifozët boshnjakë, bëhen bilancet e forcës

60
0
Shares

25 tifozë boshbjakë u shoqëruan nga policia pasi përdorën dhunë në stadiumin Air Albania ndërkphë që nga përleshjet një tifoz dhe një polic janë plagosur.

Detajet

Dje në stadiumin “Air Albania”, pas përfundimit të ndeshjes Tirana-HSK Zrinjeski Mostar i Bosnje Hercegovinës, gjatë daljes së tifozëve, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë për të shoqëruar disa tifozë të ekipit të Bosnje Hercegovinës, të cilët gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë kanë hedhur sende të forta dhe lëndë piroteknike.

Gjatë momentit të shoqërimit të tyre, pjesa tjetër e tifozëve të këtij ekipi, ka kundështruar me forcë dhe me sende të forta punonjësit e Policisë, për të mos lejuar shoqërimin e tyre.

Shërbimet e Policisë, për të neutralizuar aktet e dhunshme të tifozëve, kanë përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë ata.

Si pasojë e akteve të dhunës nga ana e tifozëve, është dëmtuar një punonjës Policie si dhe një tifoz, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet e Policisë deri tani janë shoqëruar 25 tifozë.

Sqarojmë opinionin publik që nuk ka pasur të shtëna me armë dhe vijon puna për shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme ndaj punonjësve të Policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY