Parlamenti grek do të zgjasë dyfish afatin e pasaportave greke

Parlamenti grek do të zgjasë dyfish afatin e pasaportave greke

41
0
Shares

Javën e ardhshme në Parlamentin grek do të votohet projektligji për trajnimin e policisë dhe rritjen e afatit së pasaportave.

Do të ketë një dispozitë për zgjatjen e afatit të pasaportave nga 5 në 10 vjet, me qëllim që të harmonizohet me standardet evropiane me vonesën kohore të parashikuar.

Greqia është në vendin e shtatë në listën e vendeve me pasaportat më të forta në vitin 2022. Në krye të Indeksit të Pasaportave Henley, i cili nuk merr parasysh kufizimet e përkohshme për shkak të pandemisë COVID-19, janë pasaportat e Japonisë dhe Singaporit, duke dhënë akses pa viza në 192 destinacione në mbarë botën.

Në vend të dytë renditen Koreja e Jugut dhe Gjermania me akses në 190 destinacione pa viza dhe në vendin e tretë Finlanda, Italia, Luksemburgu dhe Spanja me akses në 189 destinacione.

Si çdo vit, vendet e Bashkimit Evropian dominojnë në krye të listës, me Francën, Holandën, Suedinë, Austrinë dhe Danimarkën në vendin e katërt me akses në 188 destinacione.

Irlanda dhe Portugalia janë në vendin e pestë me akses në 187 destinacione. Në fund të listës është Afganistani pasi mund t’u japë akses vetëm 26 vendeve.r.j

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY