DEKLARATA/ Skandali i rradhës/ Qeveria me nje draft vendim pritet t’i japë...

DEKLARATA/ Skandali i rradhës/ Qeveria me nje draft vendim pritet t’i japë oligarkëve edhe sipërfaqet pyjore

63
0
Shares

Qeveria me nje draft vendim pritet t’i japë oligarkëve edhe sipërfaqet pyjore. Organet e drejtësissë të hetojnë mbi këtë projekt ligësie, dhe Kuvendi i Shqipërisë të reagojë, deklaroi sot anëtarja e kryesisë së PD, Fatbardha Kadiu.

Deklarata e Kadiut:

“Një draft-vendim qeveritar që do të kalojë së shpejti, do t’i marrë Shqipërisë edhe territorin e fundit relativisht të paprekur, sipëfaqen pyjore.

Partia Demokratike paralajmëron se, ky vendim nuk është gjë tjetër veçse përpjekja e radhës për të futur duart e gjata të korrupsionit në pasurinë e fundit kombëtare ende të pashfrytëzuar, pyjet e vendit.

Biznesi qeveritar i ndërtimit, pas betonizimit të qyteteve të mëdha dhe bregdetit, me sa duket ka planifikuar rezorte të reja në zona pyjore.

Kjo do të thotë mijëra pemë të rrëzura, qindra hektarë pyje të shpyllëzuar, dhe ndërhyrje mjedisore që e zgjerojnë edhe më gjurmën e ndotjes.

U bëjmë thirrje qytetarëve të lirë dhe komuniteteve civile që të vrasin frikën, të tregohen të vëmendshëm para këtij pushtimi të ri qeveritaro-oligarkik, që do të vijë nën maskën e zhvillimit, por do të sjellë para për pak xhepa dhe rrënim për ta”, tha ndër të tjera Fatbardha Kadiu. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY