SPAK mohon përmendjen e Presidentit Meta nga i penduari Dumani

SPAK mohon përmendjen e Presidentit Meta nga i penduari Dumani

34
0
Shares

SPAK ka mohuar sot se Nuredin Dumani ka dhënë dëshmi në lidhje me vrasjen e vëllait të ish deputetit Arben Ndoka ku përfshin edhe Presidentin Ilir Meta.

Njoftimi i SPAK:

vijim të interesimit të shtuar të mediave, në lidhje me deklarimin e gazetarit Artan Hoxha për sa i përket tëdhënave të pretenduara si të deklaruara nga shtetasi nën hetim Nuredin Dumanit për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, tëtransmetuar në televizionin Kombëtar Klan, emisionin Opinion datës 02.06.2022, sqarojmëopinionin publik se:

Në deklarimet e dhëna në kuadër të procedimit penal nr.75/2022 që po heton Prokuroria e Posaçme, shtetasi nën hetim N.D., nuk ka deklaruar asnjë të dhënë në lidhje me Presidentin e Republikës së Shqipërisë.

Duke marrë shkas nga ky rast, si dhe duke mbajtur nëkonsideratë edhe trajtimet që i janë bërë deklarimeve tështetasit N.D. në emisione të ndryshme televizive, ftojmëmediat që të jenë të kujdesshme, të mbajnë nëkonsideratë ndjeshmërinë e kësaj çështje, të respektojnë viktimat dhe familjarët e tyre, si dhe faktin se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar referuar nenit 103 të Kodit të Procedurës Penale ka vendosur ndalimin e publikimit të vendimitnr.42 datë 17.05.2022 (me objekt caktimin e masave të sigurimit).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY