ANALIZA/ Finlanda dhe Suedia pranë NATO-s, po Kosova sa largë është?

ANALIZA/ Finlanda dhe Suedia pranë NATO-s, po Kosova sa largë është?

45
0
Shares

Nga Genc Caushi

Lufta brutale e Rusisë ndaj fqinjit të saj Ukrainës ka bërë që shumë shtete ta konsiderojnë anëtarësimin nën ombrellë mbrojtëse të NATO-s si një lëvizje imperative për sigurinë e tyre. Vetem disa ditë larg janë vendet si Finlanda dhe Suedia nga procesi i aplikimit për tju bashkuar Aleancës. “Ne ndiejmë një kërcënim nga Rusia, nuk mendoj se ai kërcënim është zhdukur ndonjëherë plotësisht”, shprehet Elina Valtonen anëtare e rëndësishme e Parlamentit finlandez, ndërkohë që udhëheqësit e Finlandës njoftuan përmes një deklaratë të përbashkët të enjten se ata janë në favor të aplikimit për anëtarësim në NATO, duke e çuar vendin nordik më pranë anëtarësimit në Aleancë. Gjithashtu pritet që Suedia, së shpejti të shpallë synimin e saj për t’u bashkuar me NATO-n. Ministri i Jashtëm i Suedisë tha të enjten se vendi “do të marrë parasysh vlerësimet e Finlandës”.

Kosova, një shtet tjetër por jo kufitar me Rusine ka kohë që kerkon anetaresimin ne NATO, levizje kjo qe do te rriste maksimalisht sigurine e vendit te vogel Ballkanik. “Besoj se jo vetëm Finlanda e Suedia, por edhe Kosova duhet të përkrahet me një proces të përshpejtuar anëtarësimi. E them këtë, jo vetëm se 93 për qind të qytetarëve të Kosovës janë pro anëtarësimit në NATO, por edhe se ka qenë aspirata jonë historike që nga viti 1999, kur NATO na doli në ndihmë dhe ndaloi gjenocidin ndaj popullit tonë,“ tha sot nga Vilniusi Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin e Lituanisë, Gitanas Nauseda. Por Osmani teksa ka falenderuar Presidentit lituanez per mbeshtetjen qe i jep vendit te saj ne kete drejtim ka shkuar edhe me tej kur ka thënë se është absurde që në kuadër të Partneritetit për Paqe të NATO-s, gjenden shtete anti-NATO si Bjellorusia e Serbia, por Kosova nuk ka marrë ftesë për t’iu bashkuar Partneritetit.

Rrjedha e histories dhe faktet i japin të drejtë Presidentes kosovare kur thote se “besoj se anëtarësimi në NATO duhet shikuar nga perspektiva e sigurisë.” Po bëhen 78 ditë që kur Rusia sulmojë në mënyrë te paprovokuar Ukrainën dhe ndersa ushtria e Moskes kryen krime dhe genocid ndaj popullsise vendase, udheheqesit e saj më të lartë si ministri veteran i jashtem Sergey Lavrov apo dhe vetë Presidenti Vladimir Putin në disa prononcime publike, per te justifikuar agresionin e tyre, ndër të tjetra kanë hequr edhe paralel mes shtetit te pavaruar të Kosoves dhe republikave separatiste të Luhanskut dhe Donetskut ne rajonin e Donbasit. Kështu në një takim me sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në Moskë, më 26 prill Putin tha se republikat e Donbasit kanë vepruar njësoj si Kosova me shpalljen e pavarësisë. “Është fakt që shumë shtete perëndimore e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Ne e kemi bërë të njëjtën gjë me republikat e Donbasit”, citohet te kete thënë Putini, sipas një komunikate të lëshuar nga Presidenca ruse. Ka qindra fakte qe tregojne se e bardha nuk mund te behet e zezë. Pavaresinë e Kosovës e njohin mbi 100 shtete ndër to vende si SHBA, Kanadaja, Franca, Britania e Madhe, Australia, Gjermania, Japonia, Italia etj, përveç Rusisë, asnjë vend tjetër nuk e ka njohur pavarësinë e republikave të Donbasit apo edhe kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me Ligjin ndërkombëtar, keshtu mund te vazhdohet me argumenta të tjera pafund. Nderkohe qe Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar sot zyrtarisht kërkesën për anëtarësim në Këshill të Europës, në Strasburg të Francës. Ministrja njoftoi se nga sot fillojnë procedurat për shqyrtim të kërkesës nga ana e Këshillit, teksa shtoi se është optimiste që Kosova do të jetë anëtare e kësaj organizate të të drejtave të njeriut. Mundësia për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës u hap pas dëbimit te Rusisë nga kjo organizatë. Lufta ne Ukraine dhe mundesia e nje pershkallezim te saj përtej kufijëve aktual ka bere qe shteti i vogel i Ballkanit Prendimore, Kosova që historikisht eshte kufizuar me fqinjë jo miqesor ta konsideroje aplikimin per anetaresim ne NATO më seriozisht se asnjë herë tjetër.

Dhe ky realitet i ri ne keto tre muaj lufte se fundmi i jep plotesisht te drejte Presidentes kosovare kur thote nga Vilniusi se beson se lufta e Rusisë në Ukrainë ka krijuar një situatë krejtësisht të re në kontinent dhe anëtarësimi në NATO duhet shikuar nga perspektiva e sigurisë. “Për këtë arsye, gjithë shtetet liridashëse në Europë, që duan të kontribuojnë për paqe e siguri, meritojnë të jenë në NATO, dhe aspiratat e tyre për anëtarësim duhet përkrahur,” perfundon Presidentja Osmani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY