Deputeti i PD Luçiano Boçi: Presidenti nuk mund të jetë produkt farsë

Deputeti i PD Luçiano Boçi: Presidenti nuk mund të jetë produkt farsë

37
0
Shares

Deputeti i PD Luçiano Boçi tha sot sr Presidenti nuk mund të jetë produkt farsë.

“Tentativa e disatë e Alibeajt për të retushuar e legjitimuar procesin tallës të Ramës për zgjedhjen e Presidentit, duke futur në lojë me zor një pjesë të Grupit Parlamentar, nuk mund të vazhdojë”, tha Boçi.

Komenti i Boçit:

Çdo rol që udhëzohet e zbatohet për interes të Ramës bie ndesh me interesat e demokratëve dhe të publikut.

Politikisht proçesin e orienton KESHILLI KOMBËTAR dhe grupin e negociatave e përcakton KOMISIONI I RITHEMELIMIT.

Asnjë i komanduar apo i emëruar tjetër e nga të tjerë nuk mund të dalë mbi ketë organ.

Kriteret e redaktuara në zyrat e pushtetit e të paraqitura në mënyrë të gënjeshtërt si mendime të PD, nuk mund të shiten për standarte e parime e as për procedurë.

Ato janë thjeshtë manipulime individësh që për interesa e axhenda personale duan të bëhen pjesë e farsës tallëse të Ramës, që ky i fundit të fusë në xhep lehtësisht kukullën e rradhës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY