Kapet shitësi i ‘të bardhës’ tek Unaza e Re. Policia përshkruan aksionin

Kapet shitësi i ‘të bardhës’ tek Unaza e Re. Policia përshkruan aksionin

41
0
Shares

Një 46 vjeçar, Atila Bala, banues në Kamzë u arrestua sot nga policia e Tiranës pasi u kap duke shitur droga të forta në doza të vogla në Unazën e Re.

“Ky shtetas është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në zonën e Unazës së Re, me doza me lëndë narkotike kokainë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike kokainë, 46-vjeçari e shiste më pas atë, në doza të vogla, në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Unazës së Re.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njoftoi policia e Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesës të shtetasit A. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, një peshore elektronike dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY