Alqi Bllako refuzon të dëshmojë, Kryemadhi i poston listëpagesën milionëshe të të...

Alqi Bllako refuzon të dëshmojë, Kryemadhi i poston listëpagesën milionëshe të të atit

45
0
Shares

Deputeti Alqi Bllako ka refuzuar të dëshmojë këtë mbrëmje në komisionin hetimor me arsyetimin se ka deshmuar mbi 5 ore ne SPAK për të njëjtën çështje.

Bllako firmosi deklaratën dhe u largua nga Komisionit ndërkohë fill më pas ka reaguar kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e cila tha se komisioni kishte nisur me amnistimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt dhe u mbyll me shpëtimin e deputetit Alqi Bllako.

Postimi i Kryemadhit:

Komisioni hetimor ditën e sotme, nisi si një seancë amnistuese për Erion Veliaj dhe përfundoi me shpëtimin e deputetit të PS Bllako nga përgjigjet publike për rolin e tij në aferën e inceneratorëve.

Shikoni tabelën që tregon si babai i deputetit Bllako ka përfituar një pjesë të fitimit nga inceneratorët, si pagë për babain e tij, direkt i punësuar nga inceneratori i Tiranës. Pagë plot 10 milionë lekë në muaj për 16 muaj.

Ky fakt dhe shumë fakte të tjera financiare tronditëse, i kemi vendosur në dispozicion të SPAK për hetimet e tij. Fakte të tjera tronditëse mund të dalin në dritë.

Nesër ndiqni filmin e radhës në Komision, ndërsa prova e vërtetë e integritetit qëndron tek prokurorët e SPAK dhe drejtësia e re. A do të funksionojë ligji kundër pushtetarëve që kërcënojnë qytetarët duke pretenduar se kanë kontrollin e SPAK? r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY