Kapet një prej hajdutëve, grabiti me dhunë një shtëpi bashkë me 2...

Kapet një prej hajdutëve, grabiti me dhunë një shtëpi bashkë me 2 miqtë e tij

37
0
Shares

Finalizohet operacioni policor policisë së Lezhës i koduar “Vinjolli”.

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në janar 2022, në fshatin Vinjollë, ku 3 persona të maskuar, me anë të dhunës, kanë marrë 150.000 lekë të rinj në banesën e shtetasit A. L.

Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar, shpallen në kërkim 2 të tjerët.

Është arrestuar Egli Durma në kërkim Islam Kabili dhe Gilmand Bami.

Si rezultat i këtij operacioni është zbardhur ngjarja e ndodhur më datë 12.01.2022, në mesnatë, në fshatin Vinjollë, ku 3 persona të maskuar me uniforma kamuflazhi, me përdorimin e dhunës, kanë marrë në banesën e shtetasit A. L., shumën 150.000 lekë të rinj.

Bazuar në provat dhe informacionet e grumbulluara, janë identifikuar si autorë të dyshuar shtetasit Egli Durma, 21 vjeç, banues në Krujë, i ndaluar gjatë operacionit, si dhe shtetasit Islam Kabili, 30 vjeç, banues në Krujë dhe Gilmand Bami, 22 vjeç, banues në Krujë, të cilët u shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e tyre.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Egli Durma, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, disa veshje të cilat dyshohen të jenë përdorur nga ky shtetas gjatë kryerjes së veprës penale.

Vijon puna hetimore pasi dyshohet se këta shtetas kanë kryer një sërë vjedhjesh të tjera.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY