Berisha: Ne dimë të dallojmë vlerat e SHBA nga qëndrimet absurde

Berisha: Ne dimë të dallojmë vlerat e SHBA nga qëndrimet absurde

23
0
Shares

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot mbështetjen pa kushte që merr qeveria e Edi Ramës nga ambasada amerikane në Tiranë duke theksuat se beteja për votën dhe për rrëzimin e kësaj qeverie do jetë e vështirë. Ai shtoi se kjo qeveri nuk është pa mbështetje.

Edhe Ramiz Alia kishte mbështetje, por ne dimë të dallojmë qëndrimet absurde nga vlerat e SHBA, tha Berisha gjatë takimit me të përndjekurit në Shkodër.

“Në vitin 1991, në fushatën zgjedhore, dy ditë para mbylljes, po kthehesha nga Peshkopia dhe Bulqiza për në Tiranë. Po dëgjoja radion sepse vetëm ajo ishte, ju them ju me sinqeritetin më të madh se ishin me dhjetëra deklarata të huajsh në mbështetje të Ramiz Alisë. U ktheva, sigurisht i mërzitur se nuk arrija ta konceptoja. Ramiz Alia shtroi një darkë. Aty ishin delegacionit që kishin ardhur nga e gjithë bota. Një njeri i shquar, më thotë se nesër ky politikan mund të mos jetë nesër në këtë post. I them që ky është një njeri që ka kryer krime kundër njerëzimit. I them për firmën e tij për pushkatimin e 27 intelektualëve 24 orë para gjyqit se gjoja kanë hedhur një bombë në ambasadën sovjetike. I them se para dy ditësh, Buna është skuqur me gjakun e të rinjve, që me urdhrin e tij janë ekzekutuar se kanë shkelur rregulloren e kufirit. Jo vetëm kaq, por gjatë verës kanë zvarritur trupa të rinjsh kudo në vend. Ky mik i madh më kërkoi ndjesë aty. Më tha se nuk i dinte këto.

Ua thashë këto se në këtë betejë duhet të kemi besim të madh të forcat tona. Nuk po ndalem te thirrjet e guvernatores që më kujton partinë komuniste të Frimanit, amerikanit që vinte dhe thoshte se demokracia që kishim ne në komunizëm, është ideale. Kjo jo vetëm shkel rregullat, por shkel parimet kryesore të demokracisë. Ne do të dimë të dallojmë qëndrimet absurde të papranueshme me vlerat e vërteta të SHBA. Asgjë nuk do e lëkundë besimin tonë në ato vlera. Madje do përpiqemi gjithmonë e më shumë t’i konsolidojmë. Ndaj ju ftoj ju dhe të gjithë të përndjekurit, që jeni ADN-ja e PD-së, që në këtë revolucion dhe betejë, që ka për qëllim rivendosjen e lirisë dhe vlerave të saj, rivendosjen e vlerave konservatore të shqiptarëve dhe konsolidimin e tyre, ta vazhdojmë dhe të jepni kontributin tuaj dhe jam i bindur se përsëri do të ngremë opozitën më të fuqishme që ka njohur vendi dhe do fitojmë,” tha Berisha. a.b

Fjala e plotë e Berishës:

Sali Berisha dhe Bardh Spahia, takim me ish-të dënuar dhe familjar të ish-të persekutuarve

Fjala në tryezën e takimit.

“Së pari dua ju falënderoj shumë për praninë tuaj, falënderoj bashkinë e Shkodrës dhe gjithë ata qëkanë kontribuar në ngritjen e kësaj përmendoreje, dëshmi e qëndresës së pamposhtur të qytetarëve tëShkodrës ndaj regjimit më barbar që Shqipëria ka njohur në të gjithë kohërat e saj.

Në Shkodër dhe në rrethinat e saj, komunizmi u prit me një qëndresë të jashtëzakonshme. Në vitin ’45, njëvrasës serial siç ishte Mehmet Shehu, i cilësuar i tillënga të gjithë ata të huaj që e kishin njohur në Shtab gjatë luftës, i drejton një telegram Enver Hoxhës, ku i thotë se në kuptimin ushtarak, Shkodrën e pushtuam. Pra, ai pranon, pranon haptazi, pranon vetë se Shkodrau pushtua nga hordhitë partizane dhe u ndërmorën pastaj këtu torturat dhe barbaritë më të mëdha.

Ju i dini më mirë se unë burgjet e shumta që u krijuan, shtëpitë private që u improvizuan në burgje, bodrumet që u përdorën për torturat më çnjerëzore. Por të gjitha këto, përsëri, në dekada, asnjë qytet tjetër në Europënuk ka sakrifikuar dhe nuk ka qëndruar më shumë sesa Shkodra dhe shkodranët.

E gjithë kjo qëndresë, e gjithë kjo sakrificë në qoftë se e shohim në rrafshin filozofik, është qëndresa e njeriut për dinjitetin e tij, qëndresa e njeriut për të vërtetën, për vlerat dhe kjo është një trashëgimi e jashtëzakonshme, e shkëlqyer që ata qindra mijëra burra dhe gra, të cilët ranë për t’u bërë të pavdekshëm apo vuajtën dhe njohën burgjet, torturat, kampet e diktaturës, lanë për brezat që vijnë mesazhin e madh.

Në fund të fundit, historinë e kombeve krahas pushtimeve, që pa diskutim ato kanë ndërhy, por e kanë përcaktuar edhe gabimet që kanë bërë nëkuptimin e raportit të tyre më të vërtetën.

Në qoftë se shqiptarët do të kishin pasur një raport me të vërtetën që kanë shkodranët, e vërteta është se historia e tyre do të kishte qenë krejt tjetër: do të kishte qenë histori lirie dhe jo histori e diktaturës më staliniste të Europës.  

Pas përmbysjet së kultit të Stalinit në Bashkimin Sovjetik, popujt e tjerë patën fatin të çlirohen nga kultet. Jo nga regjimet, por nga kultet staliniste, sepse Hrushovi, siç përmbysi kultin e Stalinit, përmbysi pastaj stalinistët në të gjitha vendet përveçse nëShqipëri, ku Enver Hoxha ruajti kultin e Stalinit për tëmbrojtur kultin e Tij. Dhe jo vetëm të Stalinit, por edhe të Leninit.

Një poet shumë i njohur rus ka një poemë në atë kohëpër Stalinin, ku thotë: “Nga varri ai ka ruajtur, ka njëtelefon, në të cilin flet vetëm me Enver Hoxhën!”

Një poet i madh në fakt i atij kombi, por në këtë poemëkushtuar diktatorit, në të cilën sigurisht ai e demaskon siç ishte, por i le dhe një telefon te koka, i vdekur, për të folur me Enver Hoxhën dhe ky ishte fati i shqiptarëve.

Sot e ka thënë dikur shumë drejt Ronald Regan që liria nuk do më shumë se një gjeneratë për t’u zhdukur.  

Demokracia nuk do më shumë se një gjeneratë për t’u zhdukur dhe në fakt kemi ardhur në një situatë shumëtë shtirë, të themi atë që është. Kemi ardhur në njësituatë ku një regjim i bazuar mbi krimin, drogën dhe vjedhjen por edhe trashëgiminë, edhe trashëgiminë e etërve të tij, se nuk është e rastit që kur Edi Rama u kthye në pushtet, erdhi në pushtet, dilte para shqiptarëve me hekura në dorë, imitonte ish-Kryeministrin e diktaturës (edhe njëherë e them, njëvrasës serial siç ishte Mehmet Shehu),  e bënte këtë me qëllimin e vetëm që të ngjallte frikë tek qytetarët. Dhe në fakt nuk mund të thuhet se ai nuk pati sukses në këtëpërpjekje.

Në mënyra më të ndryshme ky bëri përpjekje për njëlloj rehabilitimi të maskuar të diktatorit. Sot janë dy muze për diktatorin Enver Hoxha: njeri në Gjirokastër, në të cili ju garantoj unë se i bëhen nderime atij për dramën më të madhe; tjetri është një bunker në njëndërtesë bunker. Por ideja e vendosjes, e shpenzimeve, e ringritjes së muzeve për një njeri që u shkaktoi shqiptarëve vuajtjet më të dha në historinë e tyreasnjë pushtues në histori nuk ka vendosur një sistem skllavërues siç ishte sistemi i diktatorit Enver Hoxha.

Krahas saj, i ati i tij që ka firmën mbi varjen me litar tëHavzi Nelës, është nderuar me emrin e një rruge nëqytetin e Durrësit!

Para një muaji, njeri prej xhelatëve të dikatorës, njëKaçi Kaçi, ka qenë 15 vite drejtor i policisë së asaj kohe në vitet më të zeza të asaj kohe, në vitet ’70, nderohet me një mesazh eulegjik, sigurisht me porosinë e tij.

Por, të gjitha këto shoqërohen pastaj me dhunimin masiv të së drejtës së votës dhe të dinjitetit njerëzor.

Në fakt, po të kthehemi në diktaturë, dinjiteti ynë për ne që ishim në dublicitet, dinjiteti mungonte, mungonte vota e lirë sepse nëse do të ekzistonte vota e lirë, njeriu shprehte vullnetin e tij. Dhe kjo nuk ekzistonte. Sot vota është bërë fiktive nga ky regjim, ndaj dhe ne e nisëm betejën tonë me rikthimin e votës.

E nisëm së pari në  forcën tonë politike dhe nxorëm, sollëm kandidatë para jush ata që u votuan me votën e lirë të demokratëve, jo të emëruar më. Pra, po bëjmëgjithçka që t’i hapim shteg lirisë, të rivendosim liritë, tërikthejmë votën.

Në këto zgjedhje të cilat janë të një rëndësie shumë tëmadhe, jo vetëm se zgjidhen qytetarët e parë, por janëtë një rëndësie shumë të madhe, në të cilat revolucioni paqësor që kemi nisur të gjejë mbështetjen e tij për tëmbjellë shpresë, besim në mënyrë të veçantë tek tërinjtë shqiptarë.

Kam shëtitur këto kohë nëpër rrethe të ndryshme, nëkëto 6 rrethe e është shumë e trishtë se kudo konstaton shkretim, shkretim nga largimi i të rinjve. Dhe njëkomb që ka fëmijë, ne kemi fëmijë, por një komb qënuk ka të rinj se të rinjtë ikin, pra, duhet të bëjmëgjithçka, është në detyrën tonë që të rikthejmë shpresën, të rikthejmë shpresën me votën tonë.

Vështirësitë janë, qeveria do të përdorë të gjitha mjetet e saj, kjo është një qeveri e cila nuk është pa lidhje, pa mbështetje, por do t’ju tregoj nj gjë që ndofta do tëhabiteni: në vitin 1991, në fushatën zgjedhore, dy ditëpara mbylljes së saj, po kthehesha nga Peshkopia, Bulqiza, Klosi dhe Mati për në Tiranë dhe në atë kohëvetëm Radio Tiranë kishte dhe po dëgjoja radion. Ju them juve me sinqeritetin më të madh se me dhjetëra- dhjetëra deklarata të huajsh në mbështetje të RamizAlisë dhe u ktheva, sigurisht i mërzitur, sepse nuk arrija ta konceptoja.

Ramiz Alia shtroi një darkë. Aty ishin delegacione qëkishin ardhur nga gjithë bota. Një njeri i shquar që mëvonë do të ishte një mik i madh i yni, më thotë në atëpritje, për atë se nesër ky politikan i mrekullueshëm, mund të mos jetë më në këtë post!

I them unë: “Zotëri, ky është një njeri që ka kryer krime kundër njerëzimit!”

Mbeti: “Po si?!” tha.

I thashë: “Dy po t’i them unë dhe të tjerat pastaj janënë arkiva, po dy kanë dalë. Njëra është firma e tij për pushkatimin e 27 intelektualëve, 24 orë para gjyqit, se gjoja kanë hedhur një bombë në ambasadën sovjetike!

“E dyta, – i them – zotëri, ne i bëmë këto zgjedhje, por para dy muajsh Buna është skuqur me gjakun e tërinjve që me urdhër të tij ekzekutohen duke i quajtur shkelës, shkelën rregulloren e kufirit! Dhe jo vetëm kaq, por në verë, gjatë verës kanë zvarritur trupa tërinjsh në Shkodër, Sarandë, Korçë dhe kudo.”

Ky mik i madh, sepse ky e ka ndihmuar Shqipërinë, mëkërkoi ndjesë aty. “Nuk i dija këto”, tha aty.

Jua thashë këtë se në këtë betejë, ne duhet të kemi besim të madh te vetja jonë në radhë të parë. Jo se mbështetemi te forcat tona, por për ne nuk voton kush.

Nuk po ndalem në thirrjet e “Guvernatores”, e cila flet sikur përfaqëson…Më kujton një parti, partinë e Frimanit, ka qenë një amerikan që kishte parti komuniste, vinte na thoshte në fjalime se “demokracia juaj është ideale! Të kishim ne këtë demokraci që keni ju këtu, do të ishim vendi më i lumtur!!!”

Ai kishte një parti marksiste-leniniste, por edhe kjo, jo vetëm shkel rregullat, por shkel parimet më themelore të lirisë dhe të demokracisë.

Unë kam besim se ne do të dimë të dallojmë qëllimet absurde, të papranueshme, me vlerat e vërteta tëSHBA-së, vendit të madh të lirisë dhe asgjë nuk do tëlëkundë besimin tonë në ato vlera. Përkundrazi, do tëpërpiqemi gjithnjë e më shumë t’i konsolidojmë.

Fillimi me primaret është një model i tyre dhe këtëmodel ne do ta çojmë edhe më tutje. Ndaj dhe ju ftoj ju të gjithë të përndjekurit, të cilët jeni në të vërtetë jeni ADN-ja e Partisë Demokratike.

Pse ju jeni ADN-ja e Partisë Demokratike?! Sepse çfarë është në fund të fundit, pse u themelua kjo parti?!

Kjo parti u themelua për liritë dhe të drejtat njerëzore për të cilat ju keni sakrificat më të pakufishme.

Kjo parti u themelua për t’i dalë zot, interesit kombëtar, për të cilat ju paraardhësit tuaj, akne sakrifikuar gjithçka.

Kjo parti u themelua për vokacionin perëndimor tëkombit shqiptar.

Ne kemi pasur paudhësitë tona në histori, por kemi pasur fatin e madh që rilindësit tanë, doktrinën e shqiptarësisë, e hartuan dhe e ndërtuan si doktrinëperëndimore dhe lanë kështu, orientimin e vokacionin tonë në drejtimin e duhur. Kështu që në këtë kontekst dhe në të gjitha kohërat e vështirësive të PD-së, ju u shndërruat në faktorin e mbijetesës së saj. Se nuk ështëse nuk ka njohur vështirësi. Sidomos në 1997-ën, përpjekjet ishin për ta zhdukur, për ta fshirë nga faqja e dheut Partinë Demokratike, por jua them, jam dëshmitar, ishin të përndjekurit politikë ata qëqëndruan të pamposhtur dhe Partia Demokratike vazhdoi të mbetet opozitë e vërtetë.

Ndaj dhe ju ftoj që në këtë revolucion dhe në këtëbetejë, e cila ka absolutisht si qëllim, rivendosjen e lirisë dhe të vlerave të saj, rivendosjen e vlerave konservatore të shqiptarëve dhe konsolidimin e tyre, ta vazhdojmë, të jepni kontributin tuaj dhe jam i bindur se përsëri do të ngremë opozitën më të fuqishme që ka njohur vendi dhe do të fitojmë!

Ju falenderoj shumë!

Edhe njëherë ju falënderoj për praninë tuaj shumë dhe Bardh Spahinë e kemi këtu, një përfaqësues i juaji është ky.

I ati i tij ka qenë një intelektual i jashtëzakonshëm, një njeri…E burgosën (unë kam qenë student në vitin e parë ose të dytë në fakultet) e burgosën sepse ishte më i shquari, një poliglot. Në atë kohë poliglotët ishin shumë të rrallë në fakultete e në këto…

Por edhe pas burgut, shërbeu me vetmohim e përkushtim të madh në zona, në Dukagjin e kudo si një humanist i vërtetë. Dha një kontribut të jashtëzakonshëm në Partinë Demokratike, kështu që te Bardhi keni një përfaqësues tuajin të merituar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY