Erion Veliaj në komisionin e inceneratorëve, dy vendimet që e bëjnë atë...

Erion Veliaj në komisionin e inceneratorëve, dy vendimet që e bëjnë atë biznesmen, por në burg

61
0
Shares

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është pyetur sot në komisionin hetimor për inceneratorët ndërsa ka deklaruar se nuk ka pasur as komunikim dhe asnjë takim me pronarët e kompanive të inceneratorëve.

Sipas tij është njohur me pronarët e inceneratorëve, pas fotove që ka parë ku ishin ata dhe demokrati Gert Bogdani.

Në vijim deputetja Tabaku i ka kërkuar sqarime Veliajt për vendimin personal për inceneratorin e Tiranës dhe vendimin për dherat e firmave të ndërtimit.

Pjesë nga debatet:

Tabaku: Zoti Veliaj, kur e keni filluar detyrën?

Veliaj: E kam filluar këtë detyrë që në vitin 2015, dhe jam përballur me një emergjencë mjedisore… kam filluar menjëherë pas administratës suaj.

Tabaku: E njihni Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugallin?

Veliaj: Po i kam parë në foto me zotin Gert Bogdanin, që ka qenë sekretar për marrëdhëniet me jashtë në PD.

Tabaku: A keni udhëtuar ndonjëherë me ta, apo kontaktuar përmes telefonit

Veliaj: Nuk kam udhëtuar asnjëherë me ta, por di që kanë udhëtuar në Zimbabve me përfaqësues të Partisë Demokratike  Nuk kam kryer asnjë diskutim apo fluturim të tillë

Tabaku: Të kujtoj se dhënia e dëshmisë së rreme është vepër penale

Erion Veliaj në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen vendore ka dhënë miratimin për projektin e inceneratorit të Tiranës, në një kohë kur kjo kompetencë i takonte Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Jorida Tabaku i kerkon stafit te administroje si prove vendimin e Keshillit Bashkiak te Tiranes që është më korrik ndërsa Veliaj e bëri këtë në mars.

Per te treten here i kerkon Erjon Veliajt te lexon vendimin, nderkohe qe ai e refuzon dhe nuk e dorezon vendimin si prove.

Jorida Tabaku: Mashtruesi jeni ju.

Tabaku: Ku eshte vendimi i Keshillit Bashkiak per dherat qe i ke dhene 45 milione euro Stela Gugallias dhe Klodian Zotos?

Jorida Tabaku – Veliajt: Lexo vendimin Nr.106 te Keshillit Bashkiak i cili eshte vetëm miratimi vjetor u buxhetit te shtetit i cili i thotë kryetarit te bashkisë Tirane qe ti ke kete buxhet vjetor, ku landfilli i SHarres administrohet nga bashkia Tirane dhe nuk ka fonde per landifillin e Sharres.

I kujtoj te gjithë qytetareve dhe anetarteve te Komisionit, iu kujtoj se Erion Veliaj këtu nen dëshmi sapo beri nje deklarate te rreme. Une kam këtu vendimin Nr.106 te Keshillit Bashkiak te Tiranes i cili eshte per buxhetin e Tiranes, i cili siç gënjen z.Veliaj nuk e përmend landfillin e Sharrës. Eshte vendimi i cili miraton buxhetin vjetor. Këshilli Bashkiak i Tiranës ka një autoritet per te gjitha fondet e bashkisë Tirane.

Këshilli Bashkiak i Tiranes miraton fondet buxhetore, miraton detyrimet e bashkisë Tirane.

Këshilli Bashkiak ndryshe nga pika 5 ka përgjegjësi qe nuk i ka kryetari i Bashkise Tirane.

Kryetari i Bashkisë nesër ikën nga bashkia. Këshilli Bashkiak mban përgjegjësi per angazhime 30 vjecare qe ju i ke vendosur me ate shkrese buxhetit te shtetit duke ia ngarkuar bashkisë Tirane per 30 vite.

Kjo eshte nje kompetence e Këshillit bashkiak e përcaktuar qarte ne ligjin Nr. 139 te vitit 2015 te kësaj qeverie per kompetencat e Keshillit Bashkiak. Z.Veliaj ne Nenin 59 te ligjit “Per organizmin e pushtetit vendor”, neni 54, serish shkruhet shprehimisht “Keshilli Bashkiak është autoriteti përgjegjës per angazhimin e fondeve buxhetore ne emër te Bashkisë Tirane.

Kryetari i Bashkisë autorizohet me miratimin e buxhetit vjetor per shumen e buxhetit vjetor dhe per asnjë vlere tjeter jashte buxhetit.” Miraton programin buxhetor afatmesmes, i cili nuk e ka landfillin e SHarres, nuk e ka koncesionin e Tiranes dhe nuk ka asnjë nga shumat buxhetore qe ju ne kundërshtim em ligjin e keni angazhuar.

I ke shtuar 45 mln koncencionarit te Tiranes. ku eshte vendimi i KB qe ke miratuar tarifat.

Veliaj refuzon t’i përgjigjet pyetjes se cili është vendimi i përcaktimit të tarifës së dherave që i ka dhënë inceneratorit të Tiranës, 45 mln euro.

Jorida Tabaku: Jane dhene 45 milione euro nje monopoli per dherat per kocensioinarin e Tiranes. U shtua ne kontratë. Veliaj nuk pergjigjet, intimidon Tabakun.

Tabaku: Erdhi drejtori i Agjencisë Kombetare te Territorit dhe tha qe ka nje monopol per dherat ne Tirane.

Ku e ke te bazuar i thamë ne?

Ai tha “ma ka sjelle Bashkia e Tiranes me nje harte qe ne e kemi këtu.

Dhe e kemi administruar si prove.

E pyetem, sa leje ka dhene Bashkia Tirane?

Ai tha “Vetem nje”.

Kjo pra eshte monopol.

Është dhene nje monopol per dherat dhënë per kocensioinarin e Tiranes, ne shtese te kontratës qe nuk eshte llogaritu ne kontrate, 45 mln euro, sipas librave te shitje-blerjes se kompanisë, qe ky komision e ka administruar si prove.

Ne cilin vendim te Këshillit Bashkiak, cila germe mund t’i referoheni per kete vendim?

Veliaj mohon dhenien e 45 milione eurove pa vendim te Keshillit Bashkiak inceneratorit te Tiranes, per nje monopol per dherat.

Veliaj: Nuk eshte e vertete.

Jorida Tabaku: Si eshte krijuar nje monopol me Stela Gugallian, Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri.

Veliaj nuk pergjigjet.

Tabaku: Nga librat e shitjeve jane fituar 45 mln euro.
Kryetari i Ndertuesve tha ne Komision pak dite me pare: “Na detyron Bashkia te cojme dherat se nuk na jep leje ndertimi”
Bashkia nuk ka nxjerr vendimin, sic e detyron ligjin, per te percaktuar tarifat.

Gjatë ditës së sotme në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, pritet që të japin dëshmitë e tyre disa zyrtarë të lartë, përfshirë ish-minsitra.

– Erion Veliaj –  Kryetar i Bashkise Tirane

– Engjell Agaci – Sekretar i Pergjithshem i Kryeministrise

– Damian Gjiknuri – Ish Minister i Energjitikes dhe Infrastruktures

– Alqi Bllako – Deputet i PS.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY