Policë dhe banorë të plagosur, përleshje të ashpra tek 5 maji për...

Policë dhe banorë të plagosur, përleshje të ashpra tek 5 maji për të mbrojtur shtëpitë

29
0
Shares

Përleshje dhe tension në lagjen 5 maji mes forcave të policisë dhe banorëve.

Ditën e sotme në zonën e “5 majit” janë shembur disa banesa që do të preken nga procesi i rindërtimit.

Mes tensioneve, përplasjeve mes banorëve dhe forcave të IMT dhe policisë të gjitha këto ndërtesa u kthyen në disa rrënoja. Banorët panë me sytë e  tyre se si puna dhe mundi i tyre u shua në vetëm pak minuta.

Banorët u përleshën me policinë ndërsa policia e Tiranës flet për 5 policë të dëmtuar.

“0Sot në orët e para të mëngjesit, në zbatim të vendimit për shembjen e disa banesave në rrugën “5 Maji”, gjatë rezistencës së banorëve, janë dëmtua në detyrë 5 punonjëse të Policisë së Shtetit dhe 3 punonjës të Policisë Bashkiake. Ata kanë marrë dëmtime nga sende të forta dhe lëndë djegëse dhe ndodhen në Spitalin e Traumës, duke marrë ndihmën mjekësore.

Strukturat e DVP Tiranë, të angazhuara në planin e punës, në mbështetje të strukturave të IMT-së dhe Policisë Bashkiake, janë mbështetur më pas nga FNSH që kanë normalizuar situatën dhe kanë krijuar mundësinë për vijimin e shembjeve.

Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona në Komisariat dhe cilido që ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë, do përballet me ligjin”, njofton policia e Tiranës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY