Gazetari: Ja pse prokurorët belgë mbetën të pakënaqur me dëshminë e Bashës

Gazetari: Ja pse prokurorët belgë mbetën të pakënaqur me dëshminë e Bashës

41
0
Shares

Gazetari investigativ, Artan Hoxha tha se Lulzim Basha ka dhënë dëshmi ndryshe nga viti 2019 në lidhje me lajmin për ardhjen e toyota yaris me miliona euro nga Belgjika në Shqipëri.

Basha ka thënë se për “Toyota yaris” është informuar nga një emigrant shqiptar, por sipas gazetarit Hoxha, kjo nuk është e vërtetë. Gazetari tha gjithashtu se prokurorët belgë kanë mbetur këtë herë të pakënaqur me dëshminë e kryetarit të opozitës.

“Kam pasur një kontakt me belgët pasi kam publikuar një mesazh. Basha deri tani nuk ka thënë që e ka marrë nga agjenci të zbatimit të ligjit. Është vënë në siklet sepse ka thënë që e ka marrë informacion nga shqiptarë emigrantë. Nuk ka emigrant që e di këtë. Pra këtë harrojeni që e dinte njeri kaq kollaj. Në Shqipëri mund të hyjnë çdo ditë ngarkesa të tilla.

I është dërguar një mesazh ku u thuhet ai tekst që po vjen një karrotrec. Ky informacion, personi që e dërgon thotë që jam punonjës i shërbimit informativ. Ky mesazh në datën 22 Basha del dhe thotë pak a shumë të njëjtën gjë në parlament, por ia çon Ballës dhe grupeve të Elbasanit. Bën autogol sepse nuk ishin ata. Ai krijon problemin për Bashën, jurist të dalë dhe të deklarojë një mesazh të tillë publikisht sepse ka vënë në alarm ata që po bëjnë transportin.

Basha e thotë këtë në Parlament. Në datën 24, dy ditë pas deklaratës së Bashës kapet karrotreci u gjenden dy makina. Karrotreci ishte planifikuar të vinte nga Ankona, dhe ka zbritur në Bari. Pse erdhi nga Bari? Duhet verifikuar. Mendoj që Basha ka kujtuar që nuk do të kapen. Ata dyshojnë që një ngarkesë shumë më e madhe se 3.4 ka kaluar. Është një gjë krejt normale që strukturat e krimit e përdorin. Unë nuk e besoj, por belgët e kanë këtë në kokë. Atyre iu duket e pabeseushme që një politikan të thotë. Kur erdhën këtë radhë Basha tha se u qëndroj atyre që u kam thënë. Ata thanë stop. Unë di që ata po e ndjekin këtë gjë.

Sa panë mesazhin, mendojnë se po shkojnë te burimi. Në Shqipëri thuhet se ka qenë operacion ndërkombëtar dhe Basha dekonspiroi. Jo nuk ka qenë operacion ndërkombëtar”,
“Kanë ngelur këtë herë të pakënaqur nga dëshmia e Bashës. Ata nuk e dinë që politikanët në Shqipëri i ndryshojnë deklaratat. Fati i keq i ka rënë Bashës”, theksoi gazetari, tha ai. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY