VIDEO/ Gazment Bardhi në gjykatë për lëndët helmuese, shkakton incident me policin...

VIDEO/ Gazment Bardhi në gjykatë për lëndët helmuese, shkakton incident me policin e derës

476
0
Shares

Deputeti Gazment Bardhi ka shkaktuar një incident në gjykatën e Tiranës ndërsa nuk iu bind policit që kishte për detyrë të kontrollonte personat që kalonin.

Bardhi shkoi në gjykatë për të ndjekur seancën e personave të arrestuar brenda selisë të akuzuar po ashtu si Bardhi për përdorim të lëndëve helmuese ndaj protestuesve para selisë.

Polici nuk e ka lënë të futet në seancë sepse nuk kishte leje nga eprori i tij ndërkohë që Bardhi nuk kishte vendosur as maskën. Kjo ka sjellë reagimin e Bardhit i cili e ka konsideruar veprimin e oficerit si një provokim.

Oficeri i policisë: Të lutem prisni një moment se do shohim se kush do të hyjë i pari nga ju.

Deputeti Gazment Bardhi: Mos më provoko se më provokove deri tani, nuk t’u përgjigja.

Oficeri: Po nuk ju provokova zoti deputet, i nderuar do të pyes eprorin tim tani. Nuk kam as përse të të provokoj se as emrin nuk ta di.

Bardhi: Më pyet nëse nuk e di, nëse nuk e di emrin tim. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY