Escobar dënon dhunën te protesta në PD: Përdorni votën, jo dhunën!

Escobar dënon dhunën te protesta në PD: Përdorni votën, jo dhunën!

85
0
Shares

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, njëhkosisht edhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin, Gabriel Escobar ka dënuar dhunën e fundjavës në Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe tha se ajo nuk mund të jetë mjet për marrjen nën kontroll të një partie politike.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, e cila do të transmetohet pasditen e sotme Escobar foli gjithashtu edhe për rolin që do të luajë Uashingtoni në bisedimet Kosovë-Serbi, si edhe për shpresat për integrimin evropian të rajonit.

“Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit, në një përpjekje për të marrë një parti politike. Ne e dënojmë këtë. Jo çdokush që pretendon se është anëtar i PD-së është një partner i rëndësishëm i joni tani. Ne do të jemi shymë të angazhuar në rajon, edhe për çështjet ekonomike”, thotë mes të tjerave Escobar.

Demokratët protestuan para selisë së tyre pasi votuan edhe në Kuvend, edhe në referendum për shkarkimin e Bashës ndërkohë selia e bëri veshin e shurdhër. Me sa duket nuk është informuar drejt në lidhje me votimin për sa kohë orienton demokratët tek vota e jo tek dhuna. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY