Arrestime në ministrinë e Mjedisit të Kosovës, shkon në 7 numri për...

Arrestime në ministrinë e Mjedisit të Kosovës, shkon në 7 numri për aferën “Brezovica”

64
0
Shares

Ka shkuar në 7 numri i personave të arrestuar nga policia e Kosovës përgjatë operacionit “Brezovica”. Dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit të cilët akuzohen për shpërdorim të detyrës, marrje dhe dhënie të ryshfetit.

“Deri tani janë arrestuar shtatë persona, prej dy janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit”, tha kryeprokurori Shukri Jashari.

Edhe Prokuroria e Ferizajt përmes një njoftimi për media ka konfirmuar arrestimet.

“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni i filluar më datë 21 dhjetor 2021 për rastin ‘Brezovica’, ku janë duke u bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme, ndër to edhe zyrat e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Deri me tani janë arrestuar shtatë (7) persona, dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, si dhe pesë (5) qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit”, thuhet në njoftim e prokurorisë së Ferizajt. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY