Kryengritje në Kazakistan, si po shkërmoqet sistemi i korruptuar në vendin më...

Kryengritje në Kazakistan, si po shkërmoqet sistemi i korruptuar në vendin më të pasur të Azisë Qendrore

143
0
Shares

Protesta të fuqishme antiqeveritarr kanë përfshirë Kazakistanin javën e fundit ndërkohë që Presidenti i ish-republikës sovjetike të Kazakistanit i bëri thirrje një blloku sigurie të udhëhequr nga Rusia për ndihmë. Nga këto protesta së paku 8 persona janë raportuar se kanë humbur jetën ndërsa qindra të tjerë janë plagosur e shumë ndërtesa janë shkrumbuar nga zjarri.

Fillimisht të zemëruar nga rritja e çmimit të karburantit, protestuesit kanë sulmuar ndërtesat qeveritare dhe kanë bërë thirrje kundër Presidentit Kassym-Jomart Tokayev, pasardhës i Nursultan Nazarbayev i cili mbajti pushtet të gjerë pavarësisht se u largua në vitin 2019 pas një sundimi gati tre dekadash.

Kazakistani, pesë herë më i madh se Franca është me një popullsi prej afro 19 milionë banorësh.

Në videot e shpërndara në rrjetet sociale shihen se si njerëzit armatosen dhe hapin zjarr ndaj atyre që i shikojnë si “kundërshtarë”.

Duke kërkuar të qetësojë zemërimin e publikut, Tokayev shkarkoi Nazarbayev nga posti i kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të mërkurën dhe e mori atë vetë si post. Ai emëroi gjithashtu kreun e ri të Komitetit të Sigurimit të Shtetit, pasardhës të KGB-së të epokës sovjetike dhe hoqi nipin e Nazarbayev nga pozicioni nr. 2 në komitet. Kabineti i Tokajevit gjithashtu dha dorëheqjen.

Por protestat vazhduan dhe demonstruesit morën kontrollin e aeroportit në Almaty, qyteti më i madh i Kazakistanit.

Në një fjalim të dytë televiziv brenda disa orësh, Tokayev tha në orët e para të së enjtes se ai i kishte bërë thirrje për ndihmë Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një aleancë ushtarake e Rusisë, Bjellorusisë, Armenisë, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Taxhikistanit.

Ai tha se bandat “terroriste” të stërvitura nga të huajt po “pushtonin” ndërtesa, infrastrukturën dhe po armatoseshin. Madje shtoi se kishin marrë pesë avionë, në aeroportin e Almatit, ish kryeqytet i vendit deri në vitet ‘90. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY