Eksperti i njohur flet për Omicron, ndërsa hedh dyshime për zinxhirin ftohës...

Eksperti i njohur flet për Omicron, ndërsa hedh dyshime për zinxhirin ftohës të Pffizer në Shqipëri

96
0
Shares

Eksperti Ilir Alimehmeti ka dhënë shpjegime të reja në lidhje me Omicron, variantin më të ri të covid.

Ai thotë se Shoqata Mjekësore e Afrikës së Jugut informon se deri tani varianti Omicron shkakton simptoma të lehta!

Është në natyrën e viruseve që evoluojnë drejt transmetueshmërisë më të lartë dhe rrezikshmërisë më të ulët.

Ndërkaq në një intervistë për News24 eksperti i njohur, Ilir Alimehmeti thotë se të gjitha gjetjet e dokumentuara në Afrikë dhe në disa shtete të Europës ku është zbuluar prania e variantit Omicron dëshmojnë për një virus më të butë klinikisht sesa varianti qarkullues Delta.

Por a ka rrezik që variant i ri me 32 mutacione ta thyej imunitetin natyror apo mbrojtjen vaksinale? Mjeku thotë se është ende shumë herët për të konsideruar virusin një kërcënim botëror për aq kohë sa ai nuk shkakton sëmundje të rënda.

Eksperti i njohur thotë se masave kufizuese drastike nuk e frenojnë përhapjen virale, por vetëm sa e shtyjnë atë në kohë.

I pyetur për rritjen e shtrimeve në spitalet Covid të personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave, Pfizer dhe Coronavax, doktori Alimehmeti thotë se problemi duhet parë tek metodologjia, faktori kohë dhe përzgjedhja e vaksinave sipas targetgrupeve duke mos përjashtuar edhe mënyrën e ruajtjes së vaksinës Pfizer në zinxhirin ftohës. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY