Ambasada britanike, ceremoni e rivarrimit të pilotit britanik. Si mbeti në Shqipëri...

Ambasada britanike, ceremoni e rivarrimit të pilotit britanik. Si mbeti në Shqipëri me avionin e tij Halifax

70
0
Shares

Ambasada britanike organizoi sot ceremoninë e varrimit të Rreshterit Peter Twiddy të Forcave Ajrore Mbretërore, në 100 vjetorin e lindjes së tij.

Avioni i Forcave Ajrore Mbretërore u rrëzua pranë fshatit Dukat, Vlorë, ndërsa ishte i përfshirë në operacione të furnizimit të rezistencës antifashiste në Shqipër me furnizime, pajisje dhe municione.

Ceremonia u mbajt nga Ambasadori Britanik Alastair King-Smith, te Varrezat Përkujtimore të Parkut të Madh të Tiranës (Varrezat e Ushtarëve Anglezë)

Historia

Zyra e Atasheut të Mbrojtjes në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë ishte në dijeni se më 20 tetor 1943 një bombardues Britanik i modifikuar Halifax me seriale identifikimi HR674, i Skuadronit 148 të Forcave Ajrore Mbretërore, u rrëzua pranë fshatit Dukat, Vlorë, ndërsa ishte i përfshirë në operacione të furnizimit të rezistencës shqiptare në terren si edhe të ekipeve nga Departamenti Britanik i Operacioneve Speciale (Special Operations Executive/SOE).

Në vitin 2018, Zyra e Atasheut të Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar në Ambasadën Britanike në Tiranë, u informua nga një vendas që jetonte në fshatin Tragjas, Vlorë, për praninë e mbetjeve njerëzore pranë disa mbetjeve të një avioni të rrëzuar, pranë kreshtës së malit mbi fshatin Tragjas.

Pas kontaktit Seksioni i Mbrojtjes ndërmori kërkime në zonë aty ku mbetjet u panë për herë të parë. Mbetje njerëzore u gjetën mbi tokë ose të varrosura në tokë të cekët. Mbetjet e gjetura u analizuan në Britaninë e Madhe dhe falë krahasimeve të materialit gjenetik u identifikuan që i përkisnin Rreshterit Peter Twiddy.

Banorët vendas ishin në dijeni të rrëzimit të avionit, ngjarje e cila ndodhi 78 vjet më parë – historiku i ngjarjes ishte ruajtur falë kujtesës kolektive të zonës dhe përcjellë verbalisht midis brezave.

  

SAPLING 7 ishte një mision i Forcave Ajrore Mbretërore (RAF) përmes Skuadronit 148 (Trusty), për të mbështetur aktivitetet e Departamentit Britanik të Operacioneve Speciale (SOE) në Shqipëri. Ai e merr emrin nga një nga katër ekipet e personelit të forcave speciale të SOE, të cilat u nisën në të njëjtën ditë të gushtit 1943 me dy avionë Halifax nga Derna në Libi.

Drejtuesi i misionit SAPLING ishte Majori Gerry Field.

Së bashku, ekipet e SOE (bashkangjitur formacioneve të Rezistencës antifashiste në Shqipëri) kishin nevojë për furnizime, materiale dhe pajisje të tjera si municione, dhe ky ishte qëllimi kryesor i misionit SAPLING 7 – furnizimi nga ajri.

Misioni kishte edhe një qëllim të dytë, të parashutonte edhe dy ushtarakë të tjerë të Zyrës së Operacioneve Speciale në zonën e Vlorës.

  

Avioni u nis nga Tokra, një qytet i cili shtrihet në bregun verior të Libisë pranë Bengazit dhe me Egjiptin afër në lindje. Skuadroni 148 u transferua në Tokra në shtator 1943. Vetëm në fund të janarit 1944, Skuadroni 148 u zhvendos në Itali, në Foggia.

I pajisur me katër motorë Rolls Royce Merlin, bombarduesi i rëndë i modifikuar për furnizime Halifax Mark II kishte një shpejtësi maksimale prej rreth 270 miljesh në orë, një ngjitje fillestare prej 230 metrash në minutë, një tavan maksimal operacional prej rreth 7000 metrash dhe një rreze veprimi – kur i ngarkuar me bomba prej 1,100 miljesh, rreze e cila rritej në rreth 1,800 kilometra për ngarkesa më të lehta.

Distanca e veprimit me kthim në Tokra nga arritja e objektivit në Shqipëri është afërsisht 1.200 milje, pra brenda rrezes së tij të veprimit.

Një raport i mëvonshëm nga grupi i pritjes së furnizimeve deklaroi se avioni u përplas në mal pranë Dukatit, rreth 16 milje në jug-jug-lindje të Vlorës natën e 19/20 tetorit 1943.

Përplasja ballore e avionit Halifax HR674 me malin ishte fatale. Ndodhi shumë shpejt dhe nuk pati asnjë të mbijetuar. Majori Field – sipas deklaratës së tij në librin e shkrimtarit Roderick Bailey (The Wildest Province – SOE in the Land of the Eagle) – zbriti për të varrosur të vdekurit.

Nga të 9 trupat, megjithatë, vetëm tre u identifikuan, për shkak të forcës së përplasjes. Këto ishin trupat e Rreshterit të Fluturimit Williams dhe dy burrave të SOE, Kapitenit Careless dhe Ndërlidhësit Rockingham.

Mbetjet e tre burrave të identifikuar u lëvizën më vonë për në Varrezat Përkujtimore në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë – sot Parku i Madh i Liqenit. Anëtarët e tjerë të ekuipazhit përkujtohen në Memorialin Alamein, Egjipt.

  

Peter Twiddy lindi më 20 Tetor në Stockwell, Surrey, me baba Albert Twiddy and nënë Elsie Ward.

Rreshteri Twiddy e humbi jetën përgjatë përplasjes së avionit Halifax ditën e ditëlindjes së tij, kur edhe mbushte 22 vjeç.

Rreshteri do të prehet tashmë në banesën e fundit përgjatë një ceremonie e cila u zhvillua sot paradite tek Memoriali i të Rënëve pranë kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë, në të njëjtën ditë e cila përkon me 100 vjetorin e lindjes së tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY