Deklasifikohet dosja e Sigurimit për demostratën e fshehur në qytetin Studenti 2...

Deklasifikohet dosja e Sigurimit për demostratën e fshehur në qytetin Studenti 2 vjet para Lëvizjes Studentore

70
0
Shares

Autoriteti i Dosjeve ka deklasifikuar shënimet e Sigurimit të Shtetit për një nga ngjarjet më të fshehura të viteve të fundit të komunizmit, një protestë masive më qytetin Studenti që ka ndodhur pothuajse dy vjet para Lëvizjes Studentore të Dhjetorit ‘90.

Demostrimi zuri fill tek godina e vajzave të Arteve për të vijuar më pas tek godina e djemve të Shkencave të Natyrës dhe atyre të Gjeologji Miniera.

Demostrimi tmerroi regjimin dhe ata bënë gjithçka që të fshihej e të mos flitej për të. Tmerri merret vesh nga dosja e gjatë që u bë më pas.

Më poshtë është një esktrakt i ngjarjes.

“Më dt. 23.03.1989, mbas orës 21.20, te Qytet Studenti është krijuar një zhurmë me të bërtitura të mëdha, e cila ka tërhequr vëmendjen e opinionit. Rreth orës 21.30, në godinën nr. 7, tre vajza të Institutit të Lartë të Arteve kanë kënduar me zë të lartë këngë dashurie, këto janë shoqëruar nga djem dhe vajza të godinave të tjera. Vajzat e Institutit flisnin “Rroftë Instituti”, “Artet janë bota”, po ashtu në godinën nr. 5, disa djem kishin dale në tarracë dhe digjnin letra, shami dhe bërtisnin “Viva Parashqevi”, po ashtu janë dëgjuar shprehje “poshtë fashizmi”, pastaj këngët “Eja mblidhuni këtu, këtu, bashke me ne”, etj.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se kjo gjendje është krijuar spontanisht nga kënga e rastit e filluar nga vajzat e Institutit të arteve të godinës nr. 7.

Po hetohet për të zbuluar gjerësisht ngjarjen, për identifikimin e personave ka vështirësi, pasi pjesëmarrja ka qenë masive. Për hetimin dhe marrjen e masave, u bashkëpunua me policinë, drejtorinë e konvikteve dhe drejtorinë e Institutit të Lartë të Arteve.

Rektorati, Komiteti i Partisë dhe Komiteti i Rinisë duhet të analizojnë ngjarjen dhe të marrin masa përkatëse për të mos u përsëritur në të ardhmen.

Informacioni i mësipërm i përket Dosjes nr. 256 e vitit 1989, deklasifikuar me vendim nr. 12 datë 7. 5. 2020, deklaron AIDSSH. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY