Mësohen emrat, kush është 26 vjeçari që vrau të huajën dhe u...

Mësohen emrat, kush është 26 vjeçari që vrau të huajën dhe u hodh nga kati i tetë

230
0
Shares

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme. Kliton Pira 26-vjeçar ka goditur me thikë një grua, shtetase të huaj, e cila ka dalë nga banesa ka zbritur poshtë ka kërkuar ndihmë. Ndërsa burri  dyshohet se është hedhur nga kati i 8 dhe ka ndërruar jetë në vend.

Gruaja e huaj e identifikuar si Jawsackie Jaboah ka ndërruar jetë në spital. Jaboah ishte nga Gana me shtetësi franceze.

Detajet e policisë:

“Rreth orës 18:00, në bulevardin “Gjergj Fishta” në një banesë me qira ditore, gjatë një konfliktit të çastit, shtetasi me iniciale K. P., 26 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë një shtetase të huaj me iniciale J. J, 31 vjeçe, dhe më pas është hedhur nga lartësia dhe për pasojë ka ndërruar jetë. 31-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY