“Propozojmë uljen e tvsh në 6% për të ulur çmimin e ushqimeve”

“Propozojmë uljen e tvsh në 6% për të ulur çmimin e ushqimeve”

14
0
Shares

Deputeti Ervin Salianji ne Korçë takon qytetarët. Propozojmë uljen e tvsh në 6% për të ulur çmimin e ushqimeve, thekson ai.

Postimi i Salianjit: Çdo javë me qytetarët!

Qytetarët janë të “ngopur” me debate politike dhe zhytur në pasiguri për atë që ky mandat i tretë i kësaj shumice ilegjitime po paralajmëron! Pa mbushur ende një muaj që kanë hyrë në zyra dhe shikoni çfarë po ndodh: çmimi i bukës i rritur me 20 lekë, çmimet e shportës vazhdojnë rriten, nafta, gazi dhe gjithçka tjetër po pësojnë rritje! Ata që kanë përgjegjësi heshtin! Isha sot në Korçë për të prezantuar tek qytetarët propozimin e PD për uljen e TVSH-së për produktet e shportës nga 20% në 6%. Thënë më thjeshtë: vaj, sheqeri, miell, oriz, makarona, kripë, kos, qumësht, bukë dhe ujë, me çmime më të lira si pasojë e uljes së TVSH-së. Ky do të jetë propozimi që do mbrojmë më fortë në Kuvend sepse ky ndikon drejtëpërdrejtë në ekonomitë e familjeve tuaja!
Diferencën në politikë e bëjnë aktet! Koha do të tregojë më shume! m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY