Topalli përgenjështron ‘dizenjatoren’ e fabrikës së telave që publikoi ish sigurimsi

Topalli përgenjështron ‘dizenjatoren’ e fabrikës së telave që publikoi ish sigurimsi

131
0
Shares

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar pas publikimit të rrëfimit të një ish oficeri të Sigurimit në ish-Bllok, Luan Pogaçi. Ai tregonte në një intervistë në Panorama për një takim me ish-nënkryetaren e PD-së në vitin 1988, kur kjo e fundit sipas tij punonte si dizenjatore në Uzinën e Telave në Shkodër.

Topalli thotë se nuk ka punuar kurrë në Fabrikën e Telave në Shkodër.

Rrëfimi i ish sigurimsit Luan Pogaçi lidhur me takimin në Uzinën e Telave me dizenjatoren i shërben akuzës së vjetër ndaj Topallit se ajo kishte me këtë emër pseudonimin. Ky rrëfim tregon në fakt mekanizmin e ndyrë të përlyerjes së njerëzve nga sigurimi famëkeq, përlyerje që ndodh sa herë ata flasin.

Reagimi i Topallit:

“Dikush me nisi nje link nga nje media shqiptare qe botonte shkrimet e nje ish Sigurimsi te kohes se diktatures, qe me permendte edhe mua.
Sipas tij me paska takuar ne uzine e telave ne 1988 ku sipas tij punoja si dizenjatore.
Nuk e di a ia vlen realisht me i kthy pergjigje, por instikti me thote te bej edhe nje here sqarim.
Une nuk kam punuar kurre ne uzinen e telave. Nuk kam punuar asnje dite. Nuk kam punuar se nuk pranonin qe te punoja as si punetore 3 turnesh per nje arsye te thjeshte: Une kisha biografine e keqe. Xhaxhallaret e mi ishin denuar me vendim Gjykate me pushkatim se ishin borgjez e kundra diktatures.
Per shkak te kesaj as une , as motra ime as vellai im as nuk na lejuan me ndjek studimet, as nuk na lejonin te punonim as si punetore. As me tre turne , as ne uzinen e telit.
Kete shpifje e kam degjuar disa here ne parlament nga kundershtaret e mi.
Ne ate kohe merzitesha dhe nuk e kuptoja si mund te shpifesh pa asnje fakt, asnje prove.
Sot ndjej vetem neveri.
Falenderoj median per fotot e bukura qe kane perdorur.

http://www.panorama.com.al/ekskluzive-nga-sozia-qe-perdorte-enver-hoxha-te-takimi-me-jozefina-topallin-si-dizenjatore-e-uzines-ish-shefi-i-nderlidhjes-rrefen-prapaskenat-ajo-ishte-nje-vajze-e-ndrojtur-e-veshur-me-fustan-bas/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY