Berisha: U habita kur Këshilli Kombëtar votoi në mënyrë unanime

Berisha: U habita kur Këshilli Kombëtar votoi në mënyrë unanime

602
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha la të nënkuptohej të enjten gjatë një interviste në Ora news se data e zgjedhjeve për kryetar duhej shtyrë, pasi detyra kryesore e partisë ishte faktimi i batërdisë elektorale.

I ftuar në emisionin “Politikon” të gazetarit Alfred Lela në OraNews, Berisha tha se mbeta i habitur nga vendimi unanim i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për të nisur fushatën zgjedhore për kreun e kësaj partie.

Për ish-kryeministrin detyra kryesore e PD-së do të ishte pikësëpari faktimi i batërdisë elektorale, sipas tij, para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar.

Nuk kam qenë kundër as të parës dhe as të dytës, por një votim të cilin e voton Këshilli Kombëtar, si ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, por edhe ata që mbronin vazhdimin e kryetarit, atëherë unë në këtë rast preferova që të hesht. Sepse vendimi ishte unanim”, tha ish-kryeministri.

Kam mbetur i habitur nga votimi unanim i Këshillit Kombëtar për të filluar fushatën zgjedhore në parti. Detyra kryesore për mua ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar. Ky ishte detyrimi. E kam shkruar që në fillim, padiskutim duhej bërë një analizë serioze e të gjithë veprimtarisë së Partisë Demokratike. Nuk kam qenë kundër as të parës dhe as të dytës, por një votim të cilin e voton Këshilli Kombëtar, si ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, por edhe ata që mbronin vazhdimin e kryetarit, atëherë unë në këtë rast preferova që të hesht. Sepse vendimi ishte unanim”, tha Berisha.e.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY