AGRON GJEKMARKAJ/ Me ezmerllek e gri ajatollahesh, Edi Rama te Akademia e...

AGRON GJEKMARKAJ/ Me ezmerllek e gri ajatollahesh, Edi Rama te Akademia e Shkencave

185
0
Shares

Edi Rama pasi shpartalloi proçesin elektoral, futi në xhep universitetet, kontrollon pa pothuaj të gjitha emisionet televizive, po kaq ka në xhep kuvendin me kukulla, i hap proçes shkarkimi Presidentit , kontrollon të gjithë ekonominë , nepunesinë, ushtrinë, policinë, gjykatat, gjithçka , arriti të hyjë e te flasë si triumfator Baraba dhe në Akademinë e shkencave. me ezmerllek e gri ajatollahesh. Kjo pasi Akademia per vite nuk ja kishte mbushur synë por tani ama ja dha bekimin si klerik suprem i dijes! Tani mbetet për të uruar ta gezojë kultura shqiptare akademinë më të politizuar në planet, me në krye Skender Gjinushin qe sot zgerdhihej embel e lozonjar, ta gezojnë intelektualet, kombi edhe pse humbja per ta është katastrofike. Pse jo Ta gezojmë edhe historinë e re të Shqiperisë si pllakë varri me të “vertetat” të shkruar nda deshmitaret “Lloskë Lloska e Bake Xhani ” , që komunizmi na la peshqesh !
Mirnjohje pafund Prof. Artan Fuges që ndonese i vetem luftoi kunder një organizmi ideologjik e politik pa asnjë lidhje me shkencen , kunder kotesise , genjeshtrave abuzimeve qokave dhe sklerotizmit të saj historik ! Një betejë që nuk e fitoi por që me dinjitet e beri dhe sot më shumë se kurrë me mungesë spikaste në vetminë e tij i konfirmuar në çdo akuzë! Shqiperia sot ka vetem një Akademik antikonformist e europianist ai është Artan Fuga!
Në atë salle jo akademike kët paradite nipi i Spiros , nipi i Enverit dhe djali i Et’hemit na rrefyen rrugen e mbrothesisë nga do ecë vatani tani e tutje , mendimi, mençuria, marifeti e lezeti akademik e shoqeror !!
Urraaaa Urraaaaa Urraaaaa!!
Në vathen e Polifemit me syrin si teleskop , delet hynë të paqta , Odise aty nuk pat !
Tagjia është e sigurtë!
Gjetem rehatin më në fund !

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY