KOMENT/ Si mund të ndahet vendimi i DASH për Berishën prej gëzimit...

KOMENT/ Si mund të ndahet vendimi i DASH për Berishën prej gëzimit të socialistëve në Tiranë

442
0
Shares

Nga Sami Neza

Departamenti i Shtetit lajmëroi dje se i ka ndaluar hyrjen në SHBA  ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha duke sjellë reagime të panumërta në Shqipëri. Mijëra njerëz janë përfshirë në komente e debate në rrjete sociale dhe media të tjera duke reflektuar tronditjen që ka sjellë një vendim i tillë ndër të tjera se perceptohet si një standard i dyfishtë në raport me korrupsionin në Shqipëri.

Qeveritë e Berishës konsiderohen si më pak të korruptuarat dhe më të suksesshmet për ekonominë dhe mirëqënien e shqiptarëve ndërkohë që shefi i tyre merr një ndëshkim të tillë moral që mund të jetë konform parimeve më të rrepta në SHBA por jo në Shqipëri kur për të paktën 20 vite edhe vetë Berisha ishte një shembull i antikorrupsionit dhe arsye pse u kthye në pushtet në vitin 2005.

Dosja e Berishës duhet bërë transparente nëse SHBA pret që vendimi i DASH për Berishën të reflektojë në administratën publike dhe elitën politike në Shqipëri. Kushdo që njeh edhe nga larg situatën në këtë vend, edhe ai që është kundërshtari më i madh i Berishës nuk e rendit atë tek njerëzit që janë shembull i korrupsionit dhe krimit në politikë dhe qeverisje.

Edhe vetë zyrtarët politikë të mbledhur rreth kryeministrit aktual Edi Rama e dinë dhe e pranojnë se shefi i tyre e vetë ata janë shumë më të korruptuar se edhe më i korruptuari i grupit politik e qeverisës të Berishës. Ndërkaq qytetarët shqiptarë kanë tjetër kënd dh3e jo Berishën, shembull të vjedhjes dhe masakrimit ekonomik e social të shqiptarëve, përmes ligjeve dhe vendimeve të Parlamentit. Ai është kryeministri Edi Rama dhe ministrat e drejtorët e tij. Grabitjet e tij janë legjendare, në ditën për diell dhe nuk ka nevoje të invetigojë as SPAK as FBI për to. Ato ti zënë sytë.

Por në perceptimin e shqiptarëve edhe ish Kryeministri Nano dhe qeverisja e tij ishin më të korruptuara se ato të Berishës. Bile një ndër arsyet se pse Berisha u rikthyen në pushtet me një mazhoranncë solide në 2005 pas revoltave të përgjakshme në 1997, ka qënë qeverisja e korruptuar e PS, fillimisht nën qeverisjen e Metës, 99-2002 dhe më pas nën qeverisjen e Nanos 2002-2005.

Vendimi i departamentit të Shtetit e lidh vendimin e saj për Berishën për cështje korruptive. Por prej dje e në vijim sundon ideja se Berisha nuk është ndaluar të hyjë në SHBA, për shkak të korrupsionit por për shkaqe të tjera që lidhen me taktika politike, lobingje në Tiranë e SHBA dhe së fundi për të hequr qafe një njeri me ndikim në politikën dhe të djathtën Shqiptare por me ndikim po ashtu në politikën e Kosovës dhe Maqedonisë.

Nëse mbizotëron ky mendim, dhe ka shumë arsye që kjo linjë arsyetimi të mbizotërojë, qëllimi i SHBA përmes publikimit të bllokimit të Berishës për të frikësuar hajdutët në Tiranë, nuk do të funksionojë. Përkundrazi po bëhet kujdes nga qeveria dhe dukej nga fjalimet në Parlamentin monist të enjten se SHBA e ka me Berishën dhe nuk e ka me korrupsionin e qeverisë Rama dhe se tani që u ndal edhe Berisha socialistët janë të pandalshëm. Mjafton të dëgjosh fjalimet e politikanëve socialistë në Parlament e debate në media, zyrtarë të korruptuar e  kontraktorë të bandave famëkeqe të Shqipërisë së mesme flasin me entusiazëm për vendimin e DASH, ndërkohë që në sytë e shqiptarëve duhej të ishin ndaluar të dilnin edhe nga Tirana nëse DASH do të kishte edhe vendime të tilla.

Prandaj amerikanët që kanë bërë dosjen duhet të bëjnë atë publike ashtu sic edhe kërkoi Sali Berisha të mërkurën. Amerikanët besoj se e kanë shumë të qartë që ndëshkimet e tyre, sipas mënyrës së tyre, për politikanët apo zyrtarë të tjerë në Shqipëri, duhet të dalin jashtë paragjykimeve të shqiptarëve për standard të dyfishtë, për përdorim të këtyre vendimeve në funksion të politikës së ditës, për të përformuar taktika politike që synojnë mbështetjen për një kastë apo grup politik.

Dosja duhet bërë publike edhe për vetë komplikimet e figurës së Berishës i cili është një personalitet që e ka ndikuar Shqipërinë dhe Ballkanin për një kohë të gjatë. Tek vendimet e tij shumë shqiptarë janë ndjerë të sigurtë dhe disa prej këtyre vendimeve kanë forcuar pozitën e Shqipërisë në rajon, e kanë bërë atë më të rëndësishme përmes anëtarësimit në NATO, gazsjellësit TAP, investimeve në bujqësi dhe turizëm, ndërtimit të sistemit të rrugëve e deri tek realizimi i të vetmes rrugë që e lidh Shqipërinë me ndonjë shkëputje me rrrjetin eruropian të rrugëve atë të autostradës Durrës-Prishtinë-Merdare. Ai pati dhe vijon të artikulojë një vizion për Shqipërinë, që është i dobishëm për shqiptarët, një vizion që nuk e pati Fatos Nano, as Ilir Meta dhe që nuk e ka prej tetë vitesh as kryeministri aktual Edi Rama.

Berisha ka edhe të gjitha defektet e një udhëheqësi në tranzicion ku mungon besimi ndërmjet politikaneve por ndërkohë mundon edhe përvoja dhe ekspertiza që mund tu prijë proceseve pavarësisht vullneteve politike që ndryshojnë apo ndërhyjnë në demokratizimin e vendit. Dhe vetë vendimi i DASH lë të kuptohet se dominimi i tij ngadalëson ndryshimet. Mund të jetë edhe kështu, por vendimi i DASH është i ngjashëm me një vendim penal, dhe vendim penal për shkak të fuqisë nuk ka.

Duke lënë jashtë analizës faktin se cfarë ka dosja e Berishës në DASH, Tirana dhe Shqipëria e majtë po e konsideron një fitore të veten. Një fitore të Ramës që përmes mbështetjes, që qenka kaq e madhe në SHBA, ia doli të thyejë edhe miqtë e njohur e të famshëm amerikanë të Berishës duke e renditur atë tek zyrtarët që nuk pëlqehen prej saj. Dhe kjo vjen ashiqare për sa kohë në kryesinë e PS-së është një i ndëshkuar nga DASH, dhë ndërkohë që PS i ka dhuruar PSD së ndëshkuar prej DASH tre drejtorë për ti bërë deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Dhe aq e theksuar është kjo sa tejkalon bindjen që kishte Tirana dhe Shqipëria e djathtë në vitin 1993 kur u arrestua Fatos Nano se SHBA e kanë vendosur të shuajnë përfundimisht PS.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY