KAS hap 114 kuti në Berat, cfarë pritet të ndodhë pas rinumërimit

KAS hap 114 kuti në Berat, cfarë pritet të ndodhë pas rinumërimit

106
0
Shares

KAS vendosi sot që të hapen dhe rinumërohen 114 kuti të qarkut të Beratit. Rinumërimi do të bëhet vetëm për subjektin politik dhe jo kandidatët. Pas pranimit të kërkesës së Lëvizjes Socialiste për Integrim në Berat, për rinumërim të votave, transporti dhe çelja e kutive do të nisë pas orës 13:00.

Të gjithë përfaqësuesit e partive politike në KQZ ishin pro këtij vendimi. PS dhe LSI ndanë një mandat për vetëm 77 vota duke ia kaluar atë PS.

KAS rrëzoi një ditë më parë kërkesat e PD dhe LSI për rivotim dhe rinumërim në qarkun e Gjirokastrës pasi i konsideroi të pamjaftueshme denoncimet e partive opozitare për shkelje në procesin e votimit dhe në pajisjen e PEI. PD dhe LSI kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në 9 qarqe, në 5 nga të cilat, LSI ndryshe nga PD kërkon rivlerësim dhe rinumërim. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY