Shpikja e re e ARRSH, ja pse do ta mbyllë tynelin e...

Shpikja e re e ARRSH, ja pse do ta mbyllë tynelin e Krrabës

393
0
Shares

ARRSH, një zyrë e famshme për abuzimet me paratë publike ka gjetur një mënyrë të re për të shpenzuar lekë pa mundësi kontrolli. Do të lajë muret e tynelit të Krrabës. Larja do të vazhdojë për 30 ditë, ndërkohë që ministria e Transporteve ka dhjetë vjet që nuk ka lyer zyrat edhe pse ka ndërruar disa herë mobiliet.

Njoftimi i ARRSH:

Njoftimi i plotë:
Autoriteti Rrugor Shqiptar ju njofton se më datë 16.05.2021, nga ora 21:00-deri në orën 06:00 do të bëhet larja e mureve të Tunelit të Kërrabës.
Duke pasur parasysh fluksin e madh të mjeteve që qarkullojnë në këtë objekt, rreth 15 mijë mjete në 24 orë, procesi i larjes do të realizohet gjatë orëve të natës, deri në mëngjes. Gjatë këtij orari do të punohet për larje në njërin tub, duke lënë të lirë për qarkullim tubin tjetër.
Ky proces do të përfundojë brenda një periudhe 30 ditore.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Rrugore, është hartuar Plani i Menaxhimit të Trafikut, i cili parashikon që gjatë natës, kur në njërin tub të punohet për larjen, të qarkullohet në tubin tjetër, me të dyja senset e lëvizjes, me shpejtësi të reduktuar dhe në prezencën e patrullave të Policisë Rrugore nga të dy anët e tunelit (Tiranës dhe Elbasanit).
Nga ana e Operatorit të Tunelit, janë marrë të gjitha masat për zbatimin e Planit të miratuar të Menaxhimit të Trafikut. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY