Gazetarja nga Prishtina rrëfen tmerrin teksa dëgjon të shoqin, gazetar te AP

Gazetarja nga Prishtina rrëfen tmerrin teksa dëgjon të shoqin, gazetar te AP

64
0
Shares

Gazetarja nga Kosova, Garentina Kraja, e cila jeton në Izrael ka rrëfyer tmerrin që ka përjetuar pas sulmit ajror të Izraelit në objektin ku gjendeshin zyrat e Associated Press dhe Al Jazeeras në Gaza.

Ajo ka thënë se ishte e mpirë teksa dëgjonte bashkëshortin, gazetarin Nebi Qena që punon për Associated Press, teksa po komunikonte me ekipin e tij pas këtij sulmi.

“Jam e mpirë derisa po dëgjoj burrin tim, Nebi Qena, duke i treguar ekipit të tij se do të rindërtojnë gjithçka pak minuta pasi zyret e Associated Press në Gaza ku qëndronte ekipi i tyre i mrekullueshëm janë shkatërruar nga një sulm ajror i Izraelit”, ka shkruar ajo në Twitter.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit ka shkaktuar deri tani 140 viktima, mes tyre 40 fëmijë dhe 950 të plagosur. Deri më tani është shkatërruar me raketë godina e Al Jaseera dhe Assosiated Press në Gaza. Ende nuk është raportuar se sa viktima apo të lënduar kishte nga ky shpërthim i cili ishte i paralajmëruar. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY