Nga Bangladeshi, por trafikon emigrantë në Shqipëri

Nga Bangladeshi, por trafikon emigrantë në Shqipëri

88
0
Shares

Larg syve të publikut por enigrantë nga Bangladeshi ia kanë dalë të integrohen në vepra penale në Shqipëri duke tejkaluar edhe pritshmëritë e kryeministrit Rama.

Një bangladeshas u kap duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit, bie në pranga 21-vjeçari.

Sekuestrohet një aparat celular.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin e huaj, S.I., 21 vjeç, banues në Bangladesh.

Shtetasi S. I. u kap në afërsi të fshatit Grapsh duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person”, deklaron policia e Gjirokastrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY