Silvio Berluskoni, rëndë me pasojat e covid

Silvio Berluskoni, rëndë me pasojat e covid

105
0
Shares

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi po i kalon me vështirësi pasojat e covid. Ai është shtruar në spital që prej 11 majit, por kësaj herë duket se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, sipas Matteo Salvinit, i cili kishte bere një telefonatë me Berluskonin.

Gjatë një prononcimi për çështjen Gregoretti, ish-ministri i Brendshëm tha: Berlusconi më telefonoi, ai nuk është shumë mirë, por do të dalë nga spitali.

Presidenti i Forza Italia u kthye në spital në të gdhirë të së martës, 10 ditë pasi e la atë pas gati një muaj. Sipas mediave italiane, Berlusconi vuan nga pasojat e koronavirusit, duke i pasur të nevojshme kontrollet. Ai ka shfaqur: dobësi, marrje fryme, dhimbje kyçesh, takikardi, përgjumje dhe vështirësi në të folur. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY