Ndërtimet pa leje, 37 persona procedohen penalisht në Kukës, Tropojë dhe Has

Ndërtimet pa leje, 37 persona procedohen penalisht në Kukës, Tropojë dhe Has

407
0
Shares

32 qytetarë nga Kukësi, Tropoja dhe Hasi janë proceduar penalisht për ndërtim pa leje ndersa 5 drejtues të urbanistikës dhe inspektorë u proceduan për shpërdorim detyre.

Novruz Bardhoshi, me detyrë Drejtor i Urbanistikës pranë Bashkisë Has, Ardian Bardhoshi, inspektor i IMT Bashkia Has, Tasim Nerguti kryeinspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për Qarkun Kukës, Endrit Dida, kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kukës dhe Artan Gjyriqi, kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tropojë, të cilët akuzohen se nuk ka kryer detyrën për identifikimin e ndërtimeve pa leje dhe kallëzimet penale përkatëse ne lidhje me këto ndërtime për vitet 2020-2021. Në total në Kukës, Has dhe Tropojë janë identifikuar 130 ndërtime pa leje, raporton abcnews. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY