Versioni i Ngjelës për vrasjen në Vlorë habit: mund ta ketë vrarë...

Versioni i Ngjelës për vrasjen në Vlorë habit: mund ta ketë vrarë shërbimi

86
0
Shares

Avokati Spartak Ngjela ka nhë këndvështrim krejt tjetër në lidhje me vrasjen e biznesmenit Bledar Birçaj. Ai thotë se e kanë organizuar shërbimet e agjenturës, vetë shteti.

Ngjela ishte i ftuar në “Open”, përmes një lidhjeje me Skype, ndërsa tha se fakti që në një makinë me Birçajn ishte edhe një agjent i anti-drogës, tregon se ai mund të jetë vrarë nga vetë shteti dhe se polici ka qenë i kamufluar.

“Nuk jam fort brenda krimi, por fakti që me të ka qenë dhe një agjen anti-droge….shiko në Perëndim këta i vret vetë shteti. I vret shteti me shërbimet e agjenturës. Vjen një moment që krimi i organizuar mund shtetin. Në këtë moment hyn në veprim shërbimet. Në Shqipëri nuk e di se cilat shërbime futen. Kjo është një vrasje që kanë dorë shërbimet e agjenturës.

Shërbimet godasin krimin e organizuar dhe nuk e bëjnë me dorën e tyre. Rekrutohen dhe veprojnë në momentin e duhur. Nuk e di mirë se si është kjo ngjarje, por duhet të analizojmë çdo gjë. Dhe këta agjentë që rekrutohen e janë në shërbim, kur ndodh ngjarja s’ka çfarë t’i bëjë ligji. Mos kujtoni se nuk ka dorë shërbimi në këto ngjarje,”- tha Ngjela. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY