VIDEO/ Pandemia nuk i ndal, besimtarët falin namazin në sheshin Skënderbej

VIDEO/ Pandemia nuk i ndal, besimtarët falin namazin në sheshin Skënderbej

66
0
Shares

Një numër i madh besimtarësh myslimanë kanë dalë në sheshin “Skënderbej” për të falur namazin që nisi në orën 05:40 dhe mbaroi në 06:20, pa u penguar nga masat e pandemisë.

Në mesazhin e tij, drejtuar besimtarëve, Kreu i Komuniteti Bujar Spahiu bëri thirrje që t’i gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi vazhdimisht për një shoqëri të drejtë e solidare.

Edhe kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale shkruan: “Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni”.

Ndërsa lideri demokrat, Lulzim Bashan urimin e tij e bëri mbrëmjen e djeshme. “Nga zemra ju uroj gjithë besimtarëve myslimanë Gëzuar Fitër Bajramin! Agjërim të pranuar, lutje të pranuara, shpresë të përtëritur. Zoti e bekoftë Shqipërinë!” shkruan Basha. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY