80 plumba mbi biznesmenin shqiptar në Shkup

80 plumba mbi biznesmenin shqiptar në Shkup

88
0
Shares

Rreth 80 plumba janë derdhur dje mbi Kamer Idrizin, 43-vjecari shqiptar që mbeti i vrarë dje në mbrëmje në lagjen Butel të Shkupit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në parkingun në kryqëzimin e bulevardeve ndërsa ai po lëvizte me automjetin tip “Golf”.

Në gjendje të rëndë ishte edhe një 22-vjeçar që ka marrë 6 plumba në trup dhe që ndodhej me të në makinë. Ai humbi jetën më pas në spital.

Kamer Idrizi ka qenë një emër i njohur për policinë vendase. Në vitin 2019 ai mori vëmendjen e mediave, ku disa persona qëlluan në drejtim të hotelit të tij, Alexander Palace.
Pak kohë më parë kishte humbur edhe të vëllain. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY