Vrasja në Tiranë, pista e re lidhet më tregtinë e Bitcoin

Vrasja në Tiranë, pista e re lidhet më tregtinë e Bitcoin

161
0
Shares

Policia e ka shtrirë hetimin edhe në një tjetër pistë që lidhet me tregtinë e kriptomonedhave në lifhje me vrasjen që ndofhi mbrëmë në mesnatë në rrugën 5 maji në Tiranë.

Në lokalin e marrë me qira nga 28-vjeçari Marjus Dema, policia  gjeti disa kompjutera ku ishin të instaluar programet software të investimeve përmes kriptomonedhave.

Bursat online, metoda më e re që po përdoret për mashtrimet online ishte prezent edhe në biznesin e Demës dhe dyshimet kryesore të policisë janë se “Banda e 5 majit” ishin të përfshirë në investimin me Bitcoin, (monedha virtuale).  Tashmë grupi hetimor do të shqyrtojë edhe rreth kësaj piste për të parë nëse ka patur një konflikt real me bazë Bitcoin.

Më herët Dema ka këmbëngulur se vrasja e mikut të tij Mehmet Qemaj ndodhi padashje. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY