Theu këmbën në çerdhe foshnja 18 muajshe, pronarja përfundon në gjykatë

Theu këmbën në çerdhe foshnja 18 muajshe, pronarja përfundon në gjykatë

177
0
Shares

Një  pronare cerdhje po ndiqet penalisht pasi u padit nga prindi i një foshnje 18 muajshe.

”Më datë 08.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasen V. H., 46 vjeçe, pronarja e një Çerdheje, pasi shtetasi O. J., kallëzon se gjatë qëndrimit në Çerdhe ka dëmtuar dhe ka thyer kockën e këmbës foshnja e tij 18 muajshe. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkaq policët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” të shtetasit S. S., 39 vjeç, pasi pas një konflikti të çastit ka goditur me sende të forta dy vëllëzerit e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

K. Gj., 27 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.78 mg/l ;

R.N., 25 vjeç dhe Xh. Z., 24 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse.

•Më datë 08.05.2021, në bulevardin “Bajram Curri”, dy persona të paidentifikuar, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin G. Xh., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY