Meta kërkon shtyrjen e seancës së pyetjeve në Kuvend: E lëmë për...

Meta kërkon shtyrjen e seancës së pyetjeve në Kuvend: E lëmë për 10 maj

55
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kërkuar sot shtyrjen e seancës dëgjimore në komisionin e ligjeve.

Në një shkresë që Drejtori i Kabinetit në Presidencë, Edmond Panariti i ka dërguar anëtarëve të Komisionit, Meta këmbëngul se nuk mundet që sot të marrë pjesë në këtë seancë dëgjimore për shkak të axhendës së planifikuar prej kohësh që ka kreu i shtetit. Meta shpreh gatishmërinë për të qenë i pranishëm në mbledhjen e komisionit të ligjeve më datë 10 maj, ditë kur deklaron se është i lirë, por që ka edhe një simbolikë. Meta thotë se 10 maji është dita e drejtësisë shqiptare dhe prandaj sqaron se do të jetë përballë anëtarëve të Komisionit.

“Sigurisht që agjenda e Presidentit të Republikës, është e paracaktuar, dhe i mundëson zhvillimin e këtij takimi apo mbajtjen e bashkëbisedimit e bashkëdëgjimit me anëtarët e këtij Komisioni, në datën 10 maj 2021. Kjo datë, 10 maj 2021, përveçse përkon me një ditë të lirë në agjendën e tij, përkon edhe me Ditën Kombëtare të Drejtësisë Shqiptare. Duke ju garantuar se kjo datë e lirë në agjendën e Presidentit nuk përmban asnjë qëllim për t`ju penguar në ushtrimin e misionit të paligjshëm që ju është ngarkuar, ju bëjmë me dije se, Presidenti i Republikës nuk mund të anulojë apo të shmangë agjendën e Tij, të datës 6 maj 2021, ditë kjo në të cilën tashmë janë të planifikuara prej kohësh, realizimi i takimeve me rëndësi edhe për proceset e integrimit të vonuar europian të vendit.”,-sqaron Meta. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY