ELBASAN/ Vret gruan përpara gjykatës, 2 të plagosur

ELBASAN/ Vret gruan përpara gjykatës, 2 të plagosur

85
0
Shares

Një ish efektiv policie, Koço Buzo qëlloi sot për vdekje të shoqen para gjykatës në Elbasan. Liljana Buzo mbeti e plagosur rëndë nga të shtënat ndërsa dha shpirt rrugës për në spital.

Por përveç të shoqes ai qëlloi me breshëri, një kalimtar, Adriatik Kola dhe avokatin e bashkëshortes së tij, Gëzim Toçila.

Burrë e grua ishin në proces divorci dhe sapo kishin dalë nga ambientet e gjykatës së Elbasanit ku ndodheshin për një seancë gjyqësore ku Koço Buzo akuzohej për dhunë në familje. Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të xhelozisë që ish-burri kishte për të shoqen.

Detajet e policisë:

Rreth orës 12:15, në afërsi të Gjykatës, shtetasi K. B., 58 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të bashkëshortes së tij, shtetases L. B., 54 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë edhe një kalimtar i rastit, shtetasi G. T., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është paraqitur në spital, i dëmtuar në dorë, edhe shtetasi A. K., i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është larguar për në banesë.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY