Shpërthen pusi te Qafa e Kashit në Mallakastër, pëson djegie punëtori

Shpërthen pusi te Qafa e Kashit në Mallakastër, pëson djegie punëtori

197
0
Shares

Shpërthen një pus nafte i kompanisë ‘Armo’ në Ballsh ndërsa është plagosur naftëtari Viktor Balla. Mësohet se punëtori, 51 vjeç, ka marrë djegie në 40% të trupit dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit, ku ndodhet në reaminacion.

Deri më tani nuk bëhen me dije detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”, në një firmë private nafte, gjatë procesit të punës, në tubacionin e furnizimit ka marë flakë në sipërfaqe një depo e dekantimit të naftës. Për pasojë ka marë djegie sipërfaqësore një punëtor i kësaj kompanie, shtetasi V. B., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY