“Mund t’i kenë bërë ndonjë gjë për partinë. Djalin ma vranë socialistët”

“Mund t’i kenë bërë ndonjë gjë për partinë. Djalin ma vranë socialistët”

355
0
Shares

Arjan Shabanaj, 50 vjeç nga Selenica e Vlorës, i njohur si kuzhinier VIP në Selenicë është zhdukur prej datës 21 prill në mbrëmje, Shabanaj nuk është kthyer më në shtëpi. Ai u nis për në mitingun e opozotësnë Vlorë, ku prezent do të ishte edhe  Lulzim Basha.

Tefta Shabanaj, nëna e moshuar e 50-vjeçarit, me të cilën jetonte ky i fundit, ngre alarmin se djali i saj mund të jetë vrarë. Në një deklaratë për mediat, Tefta Shabanaj shprehet se natën e mitingut të Opozitës, i biri është nisur me makina me shokët e tij drejt Vlorës dhe se nuk është kthyer më.

Ajo shton se në datën 22 prill, në orët e para të mëngjesit ka bërë denoncimin në polici, por sipas saj efektivët e përcjellin me fjalët: Hajde nëna se do e gjesh djalin se, ai gatuan për Lulzim Bashën! Me lot në sy, nëna e Arjanit shton se i biri ishte djalë i qetë pa probleme, një hallexhi. Prej kohësh Arjani nuk punonte dot më në kuzhinë pasi me njëri krah kishte shumë probleme dhe mezi e lëvizte.

Çfarë tha Tefta Shabanajt për mediat lokale:

Djali im është 50 vjeç, i ka mbushur më 13 prill, quhet Arjan Shabanaj. Bëri dhe drekën. Ditën që mbushi 50 vjeç ishte dita e Ramazanit. Djali ka qenë shef kushine, ja shikoje me Sali Berishën atje, ka dalë në Llogara. Ka punuar 15 vjet në kushinë. Kur mbaroi mitingu u nis drejt Vlorës me makinat e shokëve të tij. Shkova të nje ëester union dhe pahshë kamerat që me kë iku. Ajo s’e kapte, duhet një kamerë që ta shikojë me kë vajti kjo makinë. Të kisha marrë haber s’do isha këtu. I thanë djalit, mos u bëj merak se nesër ka miting Basha në Vlorë. Shkoi në shesh dhe shkoi aty. Ai s’kishte shoqëri të keqe. S’më ka thënë nëse kishte ndonjë konflikt. Ai është fukara ai i shkreti. Ai jetonte vetëm me mua. E pati nusen çame, në Itali ajo dashuroi një polic Italian dhe e la pastaj. Kishin një djalë 23 vjeç. Familjarë nuk kemi në qytete të tjera. Pastaj bashkëjetoi me njërën 2-3 muaj dhe nuk kam dyshim tek ajo. Policia s’më ka ndihmuar fare. më dalin aty me shkop dhe më thonë ‘ik moj çfarë kërkon ti se ai po gatuan për Lulzim Bashën’. Dhe u thashë unë ‘po pse i plasi b*** Lulzim Bashës për Arjanin tim, ka pak ai.’ Arjani atë natë doli me rroba të vjetra dhe nuk mori asnjë rrobë me vete, asnjë shami dore. Nuk doli për të ikur ai prandaj. Ja nëma çantën, i ka këtu, ja kuletën. Kam djalë të rregullt ore, çfarë djali mendon se kam. Të tëra i ka këtu, këtu diplomën e kuzhinës. Ai ka punuar në shtëpi dhe te Ilir Meta. Nuk kisha djalë rrugaç unë që tallen me mua këta. E more vesh. Ku të dyshoj, ai kishte shoqëri dynjanë, më morën nga Mali i Zi, çfarë thua ti moj tha. Arjanin e kemi vëllanë e katër tha. Mund t’i kenë bërë ndonjë gjë për partinë. Djalin ma vranë socialistët. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY