Ku votojnë nesër Rama, Basha, Meta dhe ku monitoron Yuri Kim

Ku votojnë nesër Rama, Basha, Meta dhe ku monitoron Yuri Kim

66
0
Shares

Procesi i votimit do të nisë të dielën në orën 07:00 dhe do të mbyllet në orën 19:00.

Presidenti Ilir Meta do të hapë procesin. Ai voton nesër në orën 07:00, në qendrën e votimit, në Kopshtin nr.31, Rruga “Pjetër Bogdani” në Tiranë.

Kryeminsitri Edi Rama pritet të votojë në Surrel në orën 10:30 mëngjesin e së nesërmes.

Kryetari i PD, Lulzim Basha do të votojë në orën 09.00 në qendrën e votimit 1929 pranë çerdhes nr.13, Rr. Demir Gashi, Njësia 8.

Ndërkohë voton në Tiranë edhe kryeministri i Kosoves Albin Kurti. Ai voton në të njëjtën qendër votimi me të Ilir Metës.

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim do të jetë si vëzhguese në mëngjes tek  QV “28 Nëntori” në qytetin e Shkodrës.

Gjithashtu ditën  e nesërme ambasadorja Ursula Gacek e cila kryeson Misionin e Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, do të japë një deklaratë për shtyp jashtë qendrës së votimit nr. 1729/1730 tek Liceu Artistik “Jordan Misja”, në Rrugën e Elbasanit, në orën 11:00.

Pasditen e sotme u mbyll shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha KZAZ-të e 12 qarqeve.

Do të jenë në gatishmëri 5427 policë në zgjedhje, ndërsa repartet e ushtrisë kanë zëvendësuar policinë në ruajtjen e objekteve të ndryshme.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndalon futjen e votuesve me telefon në dhomën e fshehtë të votimit. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY