Ndalimi i bashkatdhetarëve tanë për të votuar, Presidenti Meta:Të hiqet menjëherë kjo...

Ndalimi i bashkatdhetarëve tanë për të votuar, Presidenti Meta:Të hiqet menjëherë kjo masë kufizuese

58
0
Shares

“Ndalimi i bashkatdhetarëve tanë nga Greqia në zgjedhjet e 25 prillit përbën një akt të dhunshëm dhe diskriminues, duke përdorur si pretekst situatën e covidit”, deklaroi sot Presidenti Ilir Meta gjatë një konference për shtyp.

“Kjo është farsa dhe dështimi i turpshëm i gjoja përpjekjeve  për përfshirjen e diasporës dhe emigranteve tanë në votime, të cilët jo vetëm që nuk po përfshihem atje ku jetojnë por po u ndalohet edhe e drejta për të ardhur  në atdhe dhe për të votuar’’-u shpreh Presidenti Meta

Presidenti theksoi se qeveria aktuale po manipulon shifrat e infektimit me covid në Shqipëri.

“Kë të besojmë ne Komitetin politikë të partisë-shtet që zbaton qorrazi urdhrat e diktatorit në largim dhe që fsheh nga statistikat rreth 10 mijë vdekje të shkaktuar nga Covid apo Qendrën Kombëtare të kontrollit të sëmundjeve të Amerikës, një autoritetet shkencor i padiskutueshëm botëror i cili u shpreh qytetarët e infektuar me Covid si dhe ata të ekspozuar ndaj tij mund të votojnë lirshëm dhe pa kufizim duke u paraqitur personalisht në qendrat e votimit, ky udhëzim u zbatua në zgjedhjet Presidenciale”.

Kreu i qeverisë kërkoi nga institucionet që ta heqin menjëherë këtë masë kufizuese pasi cenon te drejtën e çdo qytetari për të votuar dhe për të zgjedhur drejtuesin e tyre legjitim të vendit.

Komiteti i eskpertëve mori vendim të hënë që kaloi që të fuste në një karanbtinë dyjavore cdo qytetar që vinte nga Greqi dhe Maqedonia e Veriut. Kjo është hera e parë që në pranverën e vitit të kaluar që komiteti i ekspertëve imponon karantinë për ata që hyjnë në Shqipëri.
PD dhe LSI kanë akuzuar komitetin e eskpertëve se mori një vendim politik për të penguar votimin e emigrantëve nga Greqi në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY