Gazetari ndërton një pjesë të dinamikës së vrasjes në Elbasan: U qëllua...

Gazetari ndërton një pjesë të dinamikës së vrasjes në Elbasan: U qëllua nga dy armë, të pranishëm 15 policë

181
0
Shares

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka ndërtuar një dinamikë të ngjarjes së rëndë në Elbasan megjithëse ende mbeten momente të rëndësishme pa sqaruar, siç është se kush qëlloi i pari.

Fillimisht në vendngjarje, ku po kpnfliktohedhon disa persona në benxin pa targa dhe të tjerët në dy fugona, ka ardhur policia, kanë qenë rreth 15 efektivë, mes tyre edhe dy nëndrejtorë.

Më pas kanë mbërritur mbështetësit e tjerë të PS. Gazetari thotë se gjatë përleshjes është qëlluar me dy armë. Artan Hoxha shton më tej se duhet sqaruar kush e nisi përplasjen.

Është ngjarje me dinamikë ende të pazbardhur me detaje. Ka qenë një numër shumë i madh njerëzish të përfshirë. Dhe zoti ka dashur vetëm katër të plagosur. Vuksani ka marrë pjesën në arrestime që nuk guxonte kush ti bënte, viktima ishte një mjek psikiatër. Sot në orët e para të paradites, policia është njoftuar nga qytetarë jo nga shtabe politike për tre furgona që qarkullonin në lagje të Elbasanit me njerëz që ishin të armatosur. Ky është një nga tre furgonat që është sekuestruar. Nuk e dinin nëse ka të bëjë me policinë apo civilë. Kjo foto është bërë dikur rreth orës 13:00 dhe i ka shkuar policisë. Në Elbasan ka një marrëveshje të fshehtë mes PS dhe PD, por sot u prish për herë të dytë. Në mjetin që ka ndodhur ngjarja është ndaluar benzi ML.

Ky është mjeti i një militanti të PS që ka një lokal afër ngjarjes. Është ndaluar nga ky grupi i personave. Këta i kanë kërkuar që mund të kishte elementë, dhe e kanë bllokuar. Në këto momente janë njoftuar edhe mbështetësit e tjerë e PS dhe ndërkohë është njoftuar edhe Policia. Këta kanë ardhur pak para se të vinin mbështetësit e tjerë të PS. Policia ka gjetur këtë situatë, makina e ndaluar dhe ndërkohë vijë mbështetësit e PS me dy makina. Dalin nga makina dhe afrohen, viktima nuk ka qenë me makinën e vet. shtëpia e tij është 200 metra larg ngjarjes. Ata kanë ardhur për të ndihmuar krahun e  tyre. Ka qenë në makinën e  dikujt tjetër. nga hetimi rezulton se aty kanë qëlluar dy pistoleta. Në vend ngjarje ka gjetur vdekjen Xhuvani. Duhet sqaruar kush e nisi. U njoftua se kanë dalë tre furgona në qytet dhe krahu tjetër thoshte kush janë këta. Në momentin e përplasjes, kanë qëlluar dy armë, mes armëve që kanë qëlluar njëra ka shkaktuar vdekjen e mjekut. Janë plagosur katër persona, mes tyre dy mbështetës të PD. Kemi tre palë të dëmtuara,viktima dhe dhëndri, dy nga PD dhe policia,” ka thënë gazetari gjatë një komenti në abacnews. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY