Gazetari Artan Hoxha: Lëvizjet e Paplekës dhe si shkoi në repartin RENEA...

Gazetari Artan Hoxha: Lëvizjet e Paplekës dhe si shkoi në repartin RENEA në Tiranë

252
0
Shares

Gazetari i ABC, Artan Hoxha rrëfeu të gjithë lëvizjen e Arbër Paplekës drejt të cilit policia ka drejtuar gishtin si autor i vrasjes pavarësisht se Papleka ka deklaruar se nuk është ai autori.

Arbër Papleka ka qenë në Afganistan për të trajnuar policinë afgane. Papleka është nga policët më të mirë që mund të ketë pasur RENEA, 36 vjeç, baba i  4 fëmijëve, me origjinë nga Tropoja, ka qenë shef i njësisë së posaçme në policinë e shtetit në Tiranë, dy herë efektiv i RENEA. Përpara se të shkëputej ka qenë për më shumë se dy vite pjesë e grupit të sigurisë, ambasadës amerikane, në 2018 u largua nga RENEA, fitoi konkursin atje, ka pasur përgatitje shumë të mirë, prandaj u përzgjodh nga ambasada amerikane. 3 muaj më parë u largua nga stafi i ambasadës amerikane, ka shërbyer si shoqërues i një biznesmeni në Tiranë.

Para fushatës i është kërkuar të mbështesë këtë grup. Zoti Bardhi nuk ka trupëroja nga garda, por cdo kandidat zgjedh një grup njerëzish. Në Elbasan qarkullonte fjala se Bardhi është ministër i Brendshëm i ardhshëm. Në Elbasan shumica ka mbështetës shumë të fortë dhe ata morën masa, dhe morën këtë ish-pjesëtar policie dhe njerëz si Papleka, pasi janë me armë me leje.

Papleka nuk ka qenë në konfliktin e drejtpërdrejtë, ka pasur një distancë, pak të shkëputur, 1-2 meta, ai qëlloi kur konstatoi një rrezikshmëri të lartë për jetën dhe reagoi në atë formë dhe për shkak të zjarrit të hapur nga Papleka gjeti vdekjen Xhuvani. Në momentin që ka pasur përplasje, nuk rezulton që policia ka qëlluar. Papleka pasi ka qëlluar është larguar në këmbë, pasi e ka ndjekur një makinë edhe në distancë, ka vrapuar. Ai diku 700-800 metra ndaloi një mjet të rastit i drejtoi armën dhe iu mori makinën dhe u largua nga Elbasani.

Kur RENA ka qenë duke shkuar nga Tirana në Elbasan, ai bënte rrugën e kundërt. Papleka ka ardhur nga Elbasani ka shkuar drejt te reparti RENEA ka kërkuar takim me komandantin, ndërkohë nuk dihej që ishte autori. Ka shkuar në zyrën e komandantit të RENEA-s, i ka shkuar në zyrë pa ditur gjë dhe i ka thënë ”unë jam filani, kam qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes, pash rrezikshmëri të lartë, pasi isha i rrezikuar dhe hapa zjarr.

Arma ime është kjo”. Ai dorëzoi armën pistoletë tip Glock. Armën e ka me leje, por autorizimi është që të qëndrojë në shtëpi. Kur deklaroi këtë dhe i dha disa sqarime, menjëherë komandanti njoftoi drejtorinë e policisë dhe i kërkoi të shkonte ta merrte dhe policia i ka thënë më mirë se ju nuk ka njeri që ta sjellë. I është marrë armë, është prangosur dhe është çuar me pranga në Tiranë. Pra autori nuk është arrestuar, por është dorëzuar” tregoi Artan Hoxha për tv abcnews.

Sot në ngjarjen e rëndë në Elbasan katër nga gjashtë personat e përfshirë janë ose punonjës ose ish-oficerë policie. ArtaHoxha kishte një apel për efektivët. m.k

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY