ELBASAN/ Ndalohen 20 persona, të plagosur edhe 2 mbështetës të PD

ELBASAN/ Ndalohen 20 persona, të plagosur edhe 2 mbështetës të PD

116
0
Shares

Pjerin Xhuvani ka marrë të paktën 5 plumba në bark ndlrsa mbeti pa jetë në Elbasan. Dy persona mbetur të plagosur nga përplasja me armë, Emiljan Prenga dhe Pavlo Vuksani që janë pjesë e shtabit të PD-së në Elbasan, janë dërguar me urgjencë drejt Tiranës për një ndihmë të specializuar mjekësore.

Të plagosur nga kjo ngjarje mbetën të plagosur edhe 2 persona të tjerë, konkretisht , Eltjon Bodinaku 32 vjeç, dhëndri i Pjerin Xhuvanit dhe Xhensila Sota 27 vjeçe, punonjëse e policisë. Kjo e fundit po vijon të marrë trajtim mjekësor në spitalin e Elbasanit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Deri tani janë shoqëruar mbi 20 persona, të cilëve u janë sekuestruar telefonat, pasi komunikimet e tyre të fundit mund të çojnë në zbardhjen e dinamikës.

Gjithashtu nga policia janë sekuestruar edhe 3 furgonë me logon e PD-së, të cilët rrethuan makinën tip “Benz” ku besohej se po udhëtonte viktima Pjerin Xhuvani, që sipas denoncimit të PD-së po shpërndante lekë në këmbim të votës në lagjen “5 Maji” në Elbasan.

Gjithçka nisi pasi simpatizantët e PD bllokuan një mjet sipas tyre me para që pritej t’u shpërndahej banorëve për blerje votash për partinë socialiste. Gjithashtu kanë lajmëruar forcat e policisë për mjetin në fjalë. Shkëmbimi  zjarrit ndodhi nën prezencën e drejtuesve të policisë së Elbasanit, raportojnë mediat lokale. m.k

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY