NUMRI/ Rama bën publike numrin e kartës së tij të identitetit, për...

NUMRI/ Rama bën publike numrin e kartës së tij të identitetit, për të fashitur skandalin e PS me të dhënat personale

172
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike numrin e kartës së identitetit.

Sipas Ramës ky numër nuk i duhet askujt dhe nuk ka asnjë vlerë, është njësoj sikur të marrësh numrin e targës së makinës.

Në fakt burime të afërta me Ramën thanë se ai ka një numër tjetër karte. Ai nuk afroi kamera për ta parë numrin.

Në fakt numri i kartës është e dhlna principale për çdo veprim që kryen një qytetar, qe nga veprimet në bankë deri tek vizitat në spital. Publikimi i tij është vepër penale.

Rama ndërkaq paralajmëroi presidentin Ilir Meta se di shumë gjëra për të.

Rama:

Dua të lexoj numrin tim të kartës së identitetit për të gjithë ata që ju fusin në konfuzion. Rama Edi; Kombësia shqipare; lindur në Tiranë; 04/07/1964 dhe numri i kartës time është G40704039G.

E kujt i duhet ky numri e ça do bëni me këtë numër, e dëgjuat Liken që ai numri duhet, o Like po ne dimë shumë gjëra për ju sa ai numër sduhet fare. Mos u shqetësoni fare se karta e identitetit nuk është ajo që duhet të jetë, sepse ndo të ishte problem nëse karta jonë e identitetit nuk do të ishte vetëm kartë, por të kishte të dhëna të sigurimeve shoqerore, por kjo e jona është si me të marrë targën e makinës. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY