FOTOLAJM/ Bie alibia e kryeministrit Rama për atentatorin e Kavajës

FOTOLAJM/ Bie alibia e kryeministrit Rama për atentatorin e Kavajës

379
0
Shares

Një foto e publikuar sot nxjerr zbuluar Ramën që tha se autori i plagosjes se sekretari të PD në Kavajë, Bledar Okshtuni, është simpatizant i PD.

Në foton më sipër shihen të tre protagonistët e plagosjes së zyrtarit demokrat në një restorant sëbashku me kryetarin e Bashkisë së Kavajes Redian Krali, që është dhe i besuari i Edi Ramës përj këtë qytet.

Në foto janë Markel Shtylla, shef i policisë bashkiake, Dorian Troploni, polic bashkiak dhe Ndriçim Jonuzaj (Tahiri), autor i plagosjes me armë, që në një video të shpërndarë pretendonte se ngjarja nuk kishte motiv politik.

Çfarë deklaroi Rama:

Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik!Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!

Përgjigja e PD:

Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY