Vuçiç, deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri, hera e parë që e bën...

Vuçiç, deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri, hera e parë që e bën Beogradi

239
0
Shares

Presidenti serb Vuçiç ka komentuar zgjedhjet në Shqipëri duke shënuar herën e parë që nga Millosheviçi që Beogradi shpreh interesin e tyre për Tiranën politike në zgjedhje, në mënyrë publikr.

Në një intervistë për televizionin B92, Vuçiç thotë se  kundërshtarët politik në vendin tonë janë me nga dy përqind larg.

Presidenti i Serbisë deklaroi se pas kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha qëndron ish-kryeministri Sali Berisha, duke përsëritur Kryeministrin Edi Rama, në deklaratat e tij për Bashën se nuk ka komandën e partisë.

“Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon.” ka thënë Vuçiç.

Vuçiç në fjalën e tij ka thënë se ai është krenar dhe do të jetë krenar që është pengesa për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë në një shtet të vetëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY